Vienë dhe Prage , 5 dite
PROGRAMI VJENE DHE PRAGE
13 Mars, 18 Prill 2023 , 5 dite nga 439 euro personi
Dita e Parë: Fluturimi Direkt për në Vjenë. Nisja më 12.20 - Mbrritje më 14:05. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi
në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra
gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe
Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi ne Hotel. Mëngjesi ne Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel
Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Nisja për në Vjenë. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritje në Vjenë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite, Shëtitje panoramike në Vjenë Transfertë për në aeroportin e Vjenës. Nisja më 14.40. - Mbrritje më 16.05. Fluturimi për në Shqipëri.
vjene dhe prage | | |
Çmimet e dhomave
|
» Vjene & Prage 5 dite |
Tarifa
|
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
|
13 Mars 2023 - 5 dite 18 Prill 2023 - 5 dite |
€ 439.00 |
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
|
.
|
.
|