Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Varshave  dhe Krakov  -  5 Ditë €399

Nisja me 04 Korrik

=============
Detajet e turit

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë - Varshavë. Nisja 0ra 07.00. Mbrritja në 09.05. Transferimi me autobus për në Qytet. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite vazhdon vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Pasdite të lirë. Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjta rreth 1.5 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë panoramike e qytetit të Krakovit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Pasdite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka.

Dita e Pestë: Herët në Mëngjes, Transferimi për në Aeroportin e Varshavës. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Fluturimi me avion Varshavë - Tiranë. Nisja më 09.40 dhe Mbrritja në Tiranë më 11.05.


Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Varshavë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 4 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Ne pagese nuk jane perfshire
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
varshave
.
 
Çmimet e dhomave

» Varshave

nga 04/07/2022 në 08/07/2022

 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
.
 € 399
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
.
.