Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Turi i Madh i Anadollit, 6 Ditë €480

Turqi :  17 - 22   dhe  25-30  Shtator , 6  dite



Dita 01: Tirane - Antalya
Nisja per ne Antalya me charter.
Pas mberritjes ne Aeroportin e Antalias do i drejtohemi hotelit  ku do te kryejme check in. 
Kohe e lire ne dispozicion. 
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Antalya.

Dita 02: Antalya

Kohe e lire 

Program Opsional Extra Pagese 10 Eur per person – City Tour Antalya
Pas mengjesit ne hotel do te nisim turin e qytetit te Antalias: 
Do te vizitojme Pazarin e Vjeter – Kaleici ne te cilin keni mundesi te blini Souvenire nga me te shumellojshmet. Duke zbritur ne relievin e thyer te ketij pazari del ne pah bukuria mahnitese e Portit te Vjeter me Jahtet luksoze qe te ftojne per te lundruar.

City Tour vazhdon me viziten e Portes se Hadrianit ( Hadrian’s Gate ) me Tre Harqet e saj me stil te vecante, e cila eshte ndertuar per nder te Perandorit Romak Hadrian.
Me pas do te vizitohen Xhamia e Mehmet Pashatit, e cila me Minarene e saj konsiderohet si simboli i ketij qyteti. Nuk mund te shmanget pa u eksploruar edhe Kulla e Sahatit edhe kjo pjese perberese e vlerave historike dhe kulturore te qytetit.
Pas perfundimit te turit i drejtohemi hotelit tone. 
Kohe e lire dhe mundesi per eksplorimin e qytetit.

 

Dita 3: Antalya - Pamukkale
Pas mengjesit ne hotel nisim udhetimin tone drejt Pamukkales pergjate Maleve Taurus do te kalojme ne zonat si Denizli apo Aydin .

Pas mberritjes ne Pamukkale do te vizitojme rrenojat e qytetit te vjeter te Hierapolis (qytet mbreselenes i cili permban dhe bukurine natyrore te malit te bardhe aq me fame te Pamukalese ose sic  eshte i thene ndryshe mali i pelegrinazhit ku njerzit mund te shijojne dhe ujrat termale te cilat  jane me fame ne mbare boten ). Me pas udhetimi vazhdon me viziten e Pishines se Kleopatres edhe kjo pishine shume e famshme nga e cila burojne edhe sot e kesaj dite ujra te ngrohta Termale.

Larja ne kete ambjent do te jete me te vertete shume e kendshme dhe mbreslenese.

Gjithashtu do te vizitojme edhe Amfiteatrin Romak te Hierapolis rrenojat e te cilit pasqyrojne te gjitha ngjarjet historike qe ka kaluar ky vend.


Kohe e lire ne Pamukkale. 
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Pamukkale.


Dita 4: Pamukkale - Izmir - Istanbul
Pas mengjesit ne hotel nisjemi drejt qytetit turistik te Izmirit. 

Me gjithë historinë e tij të pasur, arkitektura historike e qytetit vazhdon të tregojë një histori të perandorive dhe epokave të kaluara. Nga Kulla historike e Sahatit deri tek tregu i lashtë i Agorës (një muze i hapur) që daton nga shekulli i 4-të deri tek Pazari i Kemeratlı dhe epoka e tij osmane tek Kızlarağası Hanı (karavanserai), pothuajse çdo rrugë në Izmir ka një lloj mbetje nga e kaluara. 
(Hyrjet ne muze dhe ne pikat historike jane me pagese ekstra).
Fluturimi ne darke nga Izmiri per ne Stamboll. 
Transferta nga aeroporti I Stambollit ne hotel. 
Akomodimi dhe darka ne Stamboll.


Dita 5: Istanbul
Mengjesi ne hotel. 
Me pas do te vazhdojme tour me guide ne qytetin e Stambollit. 

Xhamia Blu ose ndryshe Xhamia e Sultan Ahmetit (nje nder xhamite me fame boterore). 
Me gjashte minaret e saj kjo xhami  mbetet simboli i Stambolit ashtu dhe i Turqise.
Kjo xhami eshte ndertuar nga Ahmeti i I. 
Ajo konsiderohet si shembulli i arkitektures klasike osmane.
Sheshi Bizantin i Hipodromit (ku mund te shohim Obelikset e Faraoneve Egjyptinane si dhe tre gjarperinjte simbol ne ate kohe te Kostandinopojes. Me pas rimarim autobusin dhe i drejtohemi zones ku ndodhet Shen Sofia - e cila ka qene nje bazilike ortodokse e kthyer me vone ne xhami. 
Ne ditet e sotme sherben si muzeum ku gjenden shume artifakte  te doktrinave fetare dhe doreshkrime historike.
Vizita vazhdon me Uren e Bosforit e cila lidh dy kontinentet, Europen me Azine, dhe eshte e gjate 1.5 Km.  
Pasi vizitojme kete zone do njihemi dhe me ndryshimin e Stambolit te ri me ate te vjeter.  
Kohe e lire ne pazarin e mbyllur te Stambollit ndryshe i quajtur (Kapali Carsi).
( Hyrjet ne muze dhe ne pikat historike jane me pagese ekstra )
Mbasdite nen sugjerimin e guides tone mundesi per Shopping !
Akomodimi dhe darka ne hotel ne Stamboll


Dita 6: Istanbul - Tirane
Pas mengjesit ne hotel, check-out dhe nisja drejt aeroportit te Stambollit. 
Kthimi ne Tirane. 
Fundi i sherbimit tone


.
turi i madh i anadollit - 2
         .
 
 Çmimet e dhomave
Antalya-Izmir-Stamboll
17 - 22/09/2019-6 Dite
25-30/09/2019 - 6 Dite
 Tarifa

 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)

.
  €480.00  
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
 
.
izmir
.