Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Turi i Madh i Anadollit, 9 Ditë €539

Turqi :  20- 28  Shtator , 9  dite


Dita e Parë,

Takimi në aeroportin e Rinasit , fluturimi  ne  ora  03.45   direkt me charter për në Antalya.

Transferimi dhe Sistemimi në hotel në zonën e Antalyas. All Inclusive në Hotel.

 

Dita e Dytë

Vizitë me Shoqërues në qytetin e Antalyas. Mundësi për blerje në dyqanet e qytetit dhe vizitë në Shelale një nga ujvarat e famshme të Turqisë. All Inclusive në Hotel.

 

Dita e Tretë

Të lirë për Plazh. All Inclusive në Hotel.

 

Dita e Katërt

Nisja për në Pamukkale. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbërritja në Pamukkale. Sistemimi në hotel. Mbas mbërritjes, vizitë në ujrat termale të Pamukkale-se, vizitë në Pishinën e Kleopatrës dhe kodrën e pambuktë. Darkë në Hotel.

 

Dita e Pestë

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Kusadasi. Gjatë rrugës vizitë në qendrën arkeologjike të Efesit. Hyrja është opsionale. Pas mbërritjes në Kushadasi, sistemimi dhe Darka në Hotel. Pas darkës një shëtitje panoramike në qytetin e Kushadasit. Darkë në Hotel.

 

Dita e Gjashtë

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në qytetin e Izmirit. Pas mbërritjes në Izmir, sistemimi në hotel. Vizitë e panoramike e qytetit, ku vizitohet Kalaja e Izmirit etj. Darkë në Hotel.

 

Dita e Shtatë

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Stamboll. Gjate rrugës ndalesa të shkurtra. Pas mbërritjes në Stamboll. Sistemi dhe Darkë në hotel.

 

Dita e Tetë

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Xhaminë Blu, Hipodrom, Shën Sofi (Hyrja është opsionale), Ura e Gallatës, Camlixha, Dollma Bahce (Hyrja është opsionale), Ura e varur e Bosforit. Mbasdite e lirë për të vizituar Carshinë e mbyllur. Darkë në hotel.

 

Dita e Nëntë

Mëngjesi në Hotel. Fluturimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

 

Fjetje:

- 3 Netë 5*, All Inclusive, Antalya

- 1 Natë 5*, Gjysëm Pensioni, Pamukkale

- 1 Natë 4*, Gjysëm Pensioni, Kushadasi

- 1 Natë 4*, Gjysëm Pensioni, Izmir

- 2 Netë 4*Superior, Gjysëm Pensioni, Stamboll


Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 539 Euro

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje me avion

2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

3. Akomodim në hotele 4 dhe 5 yje për 8 netë qëndrimi.

4. All Inclusive në Antalya, Mëngjezet dhe darkat në të gjithë destinacionet e tjera.

5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

.
turi i madh i anadollit
         .
 
 Çmimet e dhomave
Antalya-Izmir-Stamboll
20 - 28/09/2017
 Tarifa

 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)

.
  €539.00  
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
 
.
izmir
.