top of page

NAPOLI-AMALFI

NAPOLI-AMALFI

NAPOLI-AMALFI-POSITANO-SORRENTO, 4 DITË

NAPOLI - AMALFI - POSITANO - SORRENTO, 4 DITË nga €399
======
►22-25 Maj ( shitur)
►19-22 Qershor €399/person

►VIZITOHEN: NAPOLI, AMALFI, POSITANO, CAPRI, SALERNO, SORENTO

Orari i fluturimeve 22-25 Maj & 19-22 Qershor
Tirane-Bari 06:00-07:00
Bari-Tirane 23:50-00:45

►Paketa turistike ne Amalfi– Pushime në Positano – Pushime Verore - Plazh ne Amalfi

Program

1 Dita e parë
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin në orën, 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë - Bari.
Mbërritja në Aeroport (sipas fluturimit qe operohet per date te caktuar, fluturimi behet ose nga Bari ose nga Napoli)
Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.
Transferta nga Napoli drejt hoteli.
Akomodimi dhe sistemim ne hotel.

2 Dita e dytë
Mëngjesi në Hotel.
Nisja herët me autobus për në Sorrento.
Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Sheshi shën Antoni,Bazilika Sant Antonio etj.
Nisja me traget per ne ishullin Kapri.(pagese extra €55/person)

Shëtitje panoramike në Ishull e Kaprit ku vizitohen: Marina Grande, sipas deshirës qendrim ne Marina Grande, pjesa tjeter e grupit vazhdon për në pjesën e qëndrës se Kaprit që ndodhet në pjesën e siperme të ishullit. Ngjitja me fenikular qe ka një pagese mesatarisht 5 euro vajtje ardhje ku do vizitohet Piazzeta, Kisha e Shen Stefanit, Grand hotel Quisisana, Kopshtet e Agustit, Belvedere di Punta Cannone, Via Krupp.
Kthimi me traget në Sorrento.
Kthimi nga Sorrento drejt hotelit.
Mbremje e lire.

3 Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
Vizite me anije Salerno-Positano-Amalfi-Salerno. (Opsionale me pagese ekstra €55/person)
Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso.
Vizite ne shetitoren e Positanos, kishen e Santa Maria Assunta dhe ngjitje ne nje nga pikat me panoramike te zones ku do te shijoni nje nga pamjet me piktoreske te rivieres.

Kthimi ne Hotel.
Mbremje e lire.

SHENIM: Per personat te cilet nuk do te marin pjese ne xhiron opsionale me varke guida do t'iu sygjeroje disa vizita qe mund te kryejn individualisht me transport urban ose per pikat qe mund te vizitojne ne Salerno pergjate dites.

4 Dita e Katërt
Mëngjesi në hotel.
Transferta nga hoteli drejt Alberobellos (vizitë opsionale me pagesë extra 20 euro/person) Nese fluturimi eshte nga Bari.
Transfera drejt aeroportit të Barit.
Nisja nga Bari në orën 23:05.
- Nese fluturimi eshte nga Napoli, do te vizitojme Napolin dhe monumentet kryesore, sic jane Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj.

0 INFORMACIONE TË RENDËSISHME

INFORMACIONE TË RENDËSISHME

Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat në vijim:
• Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes dhe mbërritjes.
• Nëse oraret e vizitave opsionale kanë disponueshmëri të ndryshme nga ato të parashikuara.
• Nëse ka vonesa për shkak të trafikut ose qëndrimeve të zgjatura gjatë ndalesave të planifikuara. Shoferi i autobusit ka një orar pune me ligj dhe ndalesa të detyrueshme.
Në çdo rast, programi do të zbatohet, duke bërë korrigjimet dhe spostimet e nevojshme.

- Nëse krevati nuk do te jetë dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
- Akomodimi ne dhome single ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
- Hoteli mund të ndryshojë në varësi të disponueshmerisë, por gjithmonë do të jetë i së njëjtës kategori dhe me të njëjtin standard. Emri përfundimtar i hotelit është ai që ju konfirmohet në mesazhin që do të merrni përpara nisjes.
- Per femijet 0-1.99 vjec cmimi i paketes eshte 110 euro, ndersa 2-10 vjec paguajne 40 euro me pak nga cmimi i te rriturit.
- Për rezervim nevojitet 50% e pageses parapagim dhe pjesa tjeter 10 dite para nisjes
- Pagesa e bërë është e pakthyeshme.
- Agjencia nuk mban përgjegjësi për mbërritjen në destinacion apo ndryshimin e programit në varësi të kushteve atmosferike apo forca te ndryshme madhore.
- Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë: mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
- Nëse personi që udhëton me grupe nuk i ka mbushur 18 vjeç, dhe udheton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar (dy kopje)
- Pasaporta duhet të ketë minimalisht 3 muaj vlefshmëri në momentin që ktheheni nga udhëtimi
- Për cdo ndryshim në lidhje me oraret e fluturimit që mund të kryhen nga kompania ajrore, ju do të njoftoheni në kohë reale.
- Përzgjedhja e vëndeve në avion është rastesore në momentin e check in-it online. (Për vënde specifike ka kosto ekstra në varësi të fluturimit).

► CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE. PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.


SUGJERIM:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!

Kujdes: Cmimi i paketes eshte i ndryshushem pasi pasi eshte i lidhur ne kohe reale me kompanine e fluturimit/ Cmimin e sakte e kemi ne momentionm e rezervimi/ Pagesa e bere eshte e pa kthyshme/

Included

Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
Cante shpine me permasa 40x30x20 cm (10

Not included

Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Gjithcka papërmendur në çmim përfshihet
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Anija vajtje-ardhje ne Capri
Taksa e qytetit sipas hoteleve perkatese
Anija Amalfi-Positano


Erlitravel

Rr."Hoxha Tahsin", Nr165 ,H.2 AL-1017 Tirane, Albania

Tel: +355 42 34 61 97

Mob: +355 67 30 86 940

Email: info@erlitravel.com

Thanks for submitting!

© 2024

Erlitravel

  • Instagram
  • Twitter Clean
  • White Facebook Icon
bottom of page