Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

 Viti i Ri  ne  Stamboll ,Selanik , Sofie   ,  5 dite  189  euro  .

VITI TE RI 2019  ne STAMBOLL
29  Dhjetor -02 Janar 

Dita e Parë, 29 Dhjetor 2018: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2018: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve ). Mbasdite e lirë.
Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.

Dita e Katërt, 1 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 2 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje:
Në pagesën përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
-Akomodimi në hotel me 3*,
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit
-Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën e dhe Azinë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Hyrjet në Muzeume dhe Monumente.
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
.
.
Viti  i  Ri   ne  
stamboll ,selanik  ,sofie - 5  dite
 
 
 Cmimet e dhomave
 Stamboll
29 Dhjetor 2018 - 5 dite
 Tarifa
  Dhome Standarte  Hotel 3* (Max:3 Rritur) BB
 
  € 189.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
Instambul
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrate

.