►2, 9, 16, 23, 30 Qershor
€269 Hotel Grand S 4*(me pishine dhe hammam),
*Itinerari i fluturimeve për nisje ditën e premte dhe kthimi ditën e hënë, me kompaninë Air Albania:
Tiranë-Stamboll 07:30-10:10
Stamboll-Tiranë 01:35-02:15
(duke hyrë dita e martë)
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.
Fluturimi direkt për në Stamboll.
Mberritja në Stamboll.
Nisja me Autobus për Shopping ne qender tregetare per rreth 2.5 ore
Vazhdimi I udhetimit ne drejtim te Istanbul Akuarium.
Akuariumi
i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të
mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit
dhe aktiviteteve.
Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 1.5 orë.
Pas vizitës, kthimi dhe akomodimi në Hotel (Prane zones historike)
Darka e lire nen sugjerimin e guides.
Mëngjesi në Hotel.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carshi.
Pazari
i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në
botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej
30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në
ditë.(OBJEKT TURISTIK)
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në pazar ,nisja për në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim
me anije për 1.5 - 2 orë në varësi të motit, në Ngushticën e Bosforit
në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të
Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e
vjetër, Rumelitisa.
Hyrja 10 Euro - Lundrim rreth 2.5 orë.
Vazhdon
vizita në Qendrën e Stambollit, në Sheshin Taksim.Sheshi Taksim, i
vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për
restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit
modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu
ndodhet dhe Monumenti i Republikës.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje,
nisja me autobuz për shëtitje në Bosfor gjatë natës Turkish Show, Darkë
me Pije jo alkolike pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 35 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Sheshi Sulltan Ahmet ku vizitojme Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati
Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe
selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga
Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të
Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray)
për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin
Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe
shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit
jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e
Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia
Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga
Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609
dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente
bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike
dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofise – Hagia Sofia
Hagia
Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e
Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e
kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e
krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha
Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në
1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies
së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një
xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze.
Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi
i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e
Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh
me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës
origjinale të mbijetuar.
Qendrim i lire.
Kthimi në Hotel.
Mëngjesi në Hotel.
Nisja për në Muzeun Historik Panorama 1453.
Hyrja 15 Euro - Qëndrimi 30 minuta
Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica.
Kodra
Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e
detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe
grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për
vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik
brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe
shatërvane.
Hyrja e lirë - Qëndrimi 40 minuta.
Nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati
Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve
të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar
rreth 35 ton ar e barabartë me rreth 1.5 miliard USD. U ndërtua nga
Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin
dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 1 orë.
Transferta ne drejtim te Aeroportit.
Nisja nga Stambolli dhe flluturimi direkt për në Tiranë.
Fundi i shërbimit tonë.
Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë
për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar
nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.
1. Lundrim me anije në Bosfor 2 – 2.5 orë për të parë Europën e dhe Azinë €10.
2.
Anije me shfaqje dhe darkë €35, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga
Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike
pa kufizim. Zgjat 3 orë.
3. Akuarium i Stambollit - €25.
4. Bileta e hyrjes Dollmabahce - €30.
5. Bileta e hyrjes Sarajet TopKapi - €30.
6. Bileta e hyrjes Muzeu Panorama 1453 - €15.
-AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET!
-NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR!
-PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES!
-FEMIJA, I CILI DUHET TE JETE NGA MOSHA 0 - 9.99 VJEC, DO T'I APLIKOHET NJE ULJE PREJ 20 EUR NGA CMIMI PER TE RRITUR!
-PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME!
-AGJENCIA
NUK MBAN PERGJEGJESI PER MBERRITJEN NE DESTINACION APO NDRYSHIMIN E
PROGRAMIT NE VARESI TE KUSHTEVE ATMOSFERIKE APO FORCA TE NDRYSHME
MADHORE!
-AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA
POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS,
ETJ!
-NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR!
-PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME ORARET E FLUTURIMIT QE MUND TE KRYHEN NGA KOMPANIA AJRORE JU DO TE NJOFTOHENI NE KOHE REALE.
-PASAPORTA DUHET TE KETE MINIMALISHT 6 MUAJ VLEFSHMERI NE MOMENTIN QE NISENI NE UDHETIM!
-GJATE QENDRIMIT NE AUTOBUS DUHET TE JENI TE PAJISUR ME MASKA MBROJTESE!
►
CMIMET DHE DISPONUESHMERIA E MUZEUMEVE, EKSKURSIONEVE DHE CDO AKTIVITET
TJETER LOKAL MUND TE NDRYSHOJNE DHE JANE PERGJEGJESI E VETE OPERATOREVE
LOKALE QE MUNDESOJNE KETO SHITJE.
PER CDO NDRYSHIM NE LIDHJE ME KETO AKTIVITETE, KLIENTI LAJMEROHET PERPARA KRYERJES SE SHERBIMIT.
Udhetim ne stamboll | . | |
Çmimet e dhomave
|
» Stamboll - 4 Dite |
Tarifat nga |
Hotel Grand S 4*(Max: 3 Rritur) BB |
►02, 09, 16, 23 , 30 Maj
|
€ 269.00
|
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
|
.
|
.
|