Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Stamboll  direkt  me Avion - 4  dite  fillon nga 199  euro 

Dita e Parë: 

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Transferta nga aeroporti në Hotel Aspen.
Nisja në këmbë me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.
Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.
Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.
Hyrja 10 Euro – Qëndrimi 1 orë.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.
Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. 
Nisja me Autobus për në Akuarium.
Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
Hyrja 14 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.
Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt "Pallati i Ri" (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.
Hyrja 13 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.
Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia 
Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami. 
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom
Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.
Kthimi në Hotel.
Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.
Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në Hotel
Fjejte në hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. 
Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. 
Hyrja 5 Euro - Qëndrimi 2 orë
Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica
Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. 
Hyrja e lirë - Qëndrimi 40 minuta.
Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.
Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës
Kthimi në Hotel Fjejte në hotel.
Fjejte në hotel.

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel.

Paradite të lirë.

Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. 
Fluturimi për në Tiranë.

Kujdes: 
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll.


Hoteli Aspen 4*
Sauna, Masazh, Banjo Turke dhe Pishinë e Brendshme


Hotel Akgun 5*

Spa & Wellness


Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 30 kg + 8 kg bagazh dore). 
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport


Në pagesë nuk përfshihen:
- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim 
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume



OPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €30, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.

me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.


KUJDES: Kompania nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse pashaporta juaj është nën 180 ditë e vlefshme. 

PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
Udhëtim në Stamboll

Extra
Zgjidhni extra për t`iu shtuar paketës tuaj!
*Lundrim me anije në Bosfor €5 PP
*Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €30 PP

Hotelet
Aspen 4* me 219  euro/p
( date 24 shkurt 229 euro)
Akgun  5* me  279  euro/p
Royal Hotel  4* me 199 euro/p
(date 24 shkurt 219 euro/p )
Fluturimet
Nisja nga Tirana:  08:20, mbrritja në Stamboll 12:00.
Kthimi nga Stambolli: 23:40, mbrritja në Tiranë 23:20
.Informacion i Rendesishem

 Nga data 10 janar 2022, për udhëtimet drejt Turqisë, në kushtet e Covid-19, kërkohet:

- Certifikatë vaksinimi (vaksinat e njohura nga OBSH dhe Ministria Turke e Shëndetësisë), ku të jenë marrë dy doza vaksinimi minimalisht 14 ditë përpara hyrjes në Turqi ose një dozë vaksine Johnson & Johnson.    OSE

- Të paraqisni të dokumentuar se keni kaluar apo jeni shëruar Covid-19, brenda 6 muajve të fundit, që llogariten pasi kanë kaluar 28-të ditë nga dita e testit të parë PCR me rezultat pozitiv. 

- Në rast se posedoni një nga dokumentet e mësipërme, nuk do t’ju kërkohet as test PCR apo antigjen dhe as nuk do të zbatohet karantina.

- Në rast se nuk posedoni një nga dokumentet e mësipërme, duhet të paraqesin test negativ PCR 72 orë përpara udhëtimit ose test antigjen 48 orë përpara udhëtimit.

 Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetet Aeroportuale Turke, mund të kryejnë testime të rastësishme. 

- Në rast se rezultoni pozitivë, do të trajtoheni në përputhje me Udhëzimet Covid-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të karantinoheni për 7 ditë bashkë me personat që kanë qenë në kontakt të ngushtë me ju/bashkudhëtarët tuaj, në adresat e deklaruara. 

- Mund të dilni nga karantina në ditën e -të, në rast të një testi negativ Covid-19. Për personin bartës të virusit,  karantina përfundon vetëm ditën e 7-të, pa nevojën e një testi negativ PCR.

 Fëmijëve nën moshën 12 vjeç dhe udhëtarëve tranzit, nuk ju kërkohet test anti-covid apo provë të dokumentuar vaksine.

Per hyrjen ne SHQIPERI 

Informacion mbi lëvizjen e shtetasve të huaj ne Shqipëri
+ -

 Nga data 02 dhjetor 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, si dhe udhëtimet transit, duhet të paraqisni një nga dokumentet e mëposhtme:

 Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën 2 javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

 Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigjen brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

 Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

 Përjashtim nga rregullat e përcaktuara bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

  Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura më sipër, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
.
Udhetim ne  stamboll
.
 
Çmimet e dhomave
 » Stamboll - 4 Dite
 Tarifat
 Dhomë Standart Hotel 4*  (Max: 3 Rritur) BB
                      ✅ 03 Shkurt
                      ☑️ 10 Shkurt
                      ✅ 17 Shkurt
                      ☑️ 24 Shkurt
                      ✅ 03 Mars
                      ☑️ 10 Mars
                      ✅ 17 Mars              
  € 199.00
  € 199.00
  € 199.00
  € 209.00
  € 199.00
  € 199.00
  € 199.00
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe  
.
.
.
.
.