Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Viti i Ri 2022 ne   Sofie   4 dite nga  349  euro , Nisja me 31 Dhjetor

Pse duhet vizituar Bullgaria!

Bullgaria eshte e mahnitshme, eshte destinacion i persosur udhetimi sepse eshte e mbushur me bukuri natyrale
dhe me nje bollek vendesh fantastike te cilat mund t’i vizitoni.


Sofia
Shumica e vizitoreve preferojne ta fillojne eksplorimin e Bullgarise në kryeqytet. Sofia ka ambiente evropiano-lindore,
por ne çdo ane ka shenja se eshte duke u adaptuar me epoken moderne. Shumica e atraksioneve kryesore te ketij qyteti ndodhen në qender,
siç eshte edhe katedralja e arit  Alexander Nevsky, e cila ishte ndertuar për ta nderuar ndihmen që Rusia i kishte dhene Bullgarise në luften e vet për pavaresi nga osmanet ne vitet 1870.


Trendafilat Bullgare

Bullgaria eshte e njohur si toka e trandafilave, Afer qytetit te Kazanluk ndodhet lendina me madhe qe quhet Rose Valley, ne te cilen organizohen festivale te ndryshme kushtuar Trendafilave,
pjesmarresve I jepet mundesia qe te kepusin direkt  trendafilat qe pelqejne. Duhet patjeter te provoni cajin, kekun  me trendafila si dhe mund te bleni bizhuteri te ndryshme (hand made)
qe mbajn emrin e markes (Rosey’s Mark).

Dita e Pare : 31 Dhjetor 2021


Nisja me Charter nga Tirana ne oren 10:00. Mberritja ne Sofie ne oren 12:00.

Takimi me parteret tane dhe fillojme me turin e qytetit te Sofie-s.

Nen drejtimin e Guides do te njihemi me historine e atraksioneve me te rendesishme te qytetit.

Fillimisht do te vizitojme Muzeun Kombetar Historik, me pas do te vazhdojme shetitjen drejt Teatrin Kombëtar, Pallatin e Mbretit dhe ‘Sheshin e Vogël të Jeruzalemit’ me kishat, xhaminë dhe sinagogën. Ndër vendet më mbresëlënëse janë Katedralja Aleksandër Nevski që dominon qytetin, një nga katedralet më të mëdha Ortodokse Lindore në Evropë, si dhe një nga simbolet e Sofjes dhe atraksioni kryesor turistik; Shën Gjergj Rotunda, e cila është ndërtesa më e ruajtur bizantine; Kisha e Shën Sofisë, e ndërtuar nga Perandori Romak Justinian në shekullin e 6 -të; kisha ruse Shën Nikolla; Kisha e Shën Petkës; Xhamia Banya Bashi; rrënojat e Serdikës së lashtë; ish Pallati Mbretëror, sot strehon Galerinë Kombëtare të Arteve të Rilindjes dhe Muzeun Etnografik.

Pas perfundimit te turit mberritja ne hotel ku do te kryejme procedurat e Check in.

Ne mbremje pergatitemi per mbremjen Gala te Vitit te Ri.

GEZUAR VITIN E RI!!!


Dita e Dyte : 01 Janar 2022

Mengjesi i vone ne hotel. Kohe e lire per te eksploruar apo shijuar atmosferen festive te qytetit.

Opsionale: Darke ne Restorant Tradicional Bullgar - 45 Euro / 49 Euro per person ne varesi te menu-se


Dita e Trete: 02 Janar 2022

Opsione Extra Pagese – Plovdiv me dreke te perfshire (70 euro per person / minimumi 12 pax)

Pas mengjesit nen drejtimin e guides sone nisje per ne Plovdiv.

Pas nje udhetimi per rreth 2 ore I afrohemi Plovdiv-it. Plovdivi njihet si kryeqyteti kulturor I Bulgarise, dhe ka qene kryeqyteti europian i kultures ne 2019.  Atraksioni me I rendesishem I qytetit eshte Teatri Antik Romak, një nga teatrot antike më të paprekura në botë, kjo ndërtesë është ende në përdorim pothuajse 2000 vjet pasi u ndërtua. Ka kapacitet deri në 7000 njerëz dhe struktura prehet në anën e Taksim Tepe, një nga gjashtë kodrat e Plovdivit, dhe ndërsa zbrisni shpatin drejt tarracave, pamjet e qytetit dhe maleve Rodope do ju mahnisin.  Gjithashtu gjate vizites do shijojme ecjen ne rrugët me kalldrëm pa makina të Plovdivit të vjetër, ku shtëpitë tradicionale përzihen me rrënojat romake të Plovdivit. Shumica e shtëpive në këtë pjesë të qytetit, veçanërisht në Ulitsa Saborna, janë gjysmë druri dhe disa nga shembujt më të pasur janë pikturuar me ngjyra të ndezura. Disa atraksione te tjera qe mund te vizitohen jane: Stadiumi Romak i Plovdivit, Kisha e Shën Konstandinit dhe Elenës, Xhamia e Xhuma-se,  Kopshti i Car Simeon dhe “Burimet Kënduese”. Pas perfundimit te turit shijojme dreken ne nje Restorant tradicional ne qytet.


Dita e Katert : 03 Janar 2022
Mengjesi ne Hotel. Paradite e lire.

Transferta per ne aeroport. Nisja me Charter ne oren 16:30, mberritja ne Tirane ne oren 16:30


Pikat kryesore
  • Katedralja e arit Alexander Nevsky
  • Kisha e Shen Sofias ose e quajtur ndryshe Boyana Curch 
  • Amfiteatri romak 
  • Kisha St. Nedelia
  • Kisha St. Petka Samardjiiska
  • Kisha Cifute Synagogue
  • Sheshi Battenberg
  • Galeria Kombëtare e Arteve
  • Teatri Kombëtar "Ivan Vazov"
  • Monumenti i Mbretit Clirimtar

Te Perfshira:

Udhetimi me Charter Tirane - Sofie - Tirane
  • Akomodimi ne hotel me mengjes te perfshire
  • Transferta Aeroport - Hotel - Aeroport
  • City tour dhe guide lokale
  • Taksat Turistike
  • Asistenca jone gjate gjithe kohes


Te pa Perfshira

  • Dreka dhe Darkat
  • Tour Extra
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “Te perfshira”.

Darkat Gala te Vitit te Ri pagese shtese:

Darka Gala e Vitit te Ri ne Meditera Restorant - Grand Hotel Millenium - 175 Euro Per Person


Darka Gala e Vitit te Ri ne Viena Restorant - Grand Hotel Millenium -  145 Euro Per Person 


Darka Gala e Vitit te Ri ne Central Park Hotel - 109 Euro Per Person


Darka Gala e Vitit te Ri ne Sofia Hotel Balkan - 99 Euro Per Person


Faleminderit

.

.
sofie  - viti i ri 2022
 
 
Çmimet e dhomave
 » Sofie  - Viti i Ri
nga 31/12/2021 në 03/01/2022
 Tarifa
Sofia Hotel Balkan 5* Dh.S (Max: 3 Rritur)

Central Park Hotel 4* Dh. S (Max: 3 Rritur)

Grand Hotel Millenium  5* Dh. S (Max: 3 Rritur)
     .
  €359.00

  €349.00

  €399.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
.