Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Pranvere   në Kryeqytetet  Skandinave, 6 Ditë €599

Suedi

Dita e Parë:

Nisja me autobus ne orën 20:30 nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit të një nate më parë. Fluturimi direkt Shkup - Malmö. Nisja nga Shkupi në orën 05:55. Mbërritja në Aeroportin Sturup të Malmö në orën 08:35. Transferimi Malmö. Vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmö si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe "Lilla Torg". Në mesditë nisemi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime te shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Stockholm. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.


Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet e Stockholmit: Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij, Bashkia e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, Qyteti i vjetër si dhe ishulli qendror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshi qendror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Fjetje në hotel.


Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Heret në mëngjes, Nisja për në Oslo. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Oslo. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Oslos: Kështjella Akershus, kështjella mesjetare e qytetit dhe bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qendror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez, Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner", pista e skive Holmenkollen. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.


Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Gotenborg. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Gotenborg. Vizitë në Monumentet Kryesore të Gotenborgut: Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qyteti i vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshti mbretëror Kungsparken, Lagja e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”, Sheshi Götaplatsen, ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut dhe Qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Pasdite, Nisja për në Helsingborg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbërrtja në Helsingborg. Vizitë e shkurtër në Monumentet e Helsingborgut: bashkia e qytetit, sheshi qendror Stortorget, Kështjella Kärnan. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.


Dita e Pestë:

Mëngjesi në hotel. Vazhdon udhëtimi me traget për në Helsingor të Danimarkës. Mbërritja ne Helsingor. Vizitë në kështjellën Kronborg në Helsingör, në të cilën zhvillohen ngjarjet e veprës së Shekspirit, Hamlet. Vazhdon udhëtimi pë në Kopenhagen. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitë e Monumenteve kryesore të Kopenhagenit: Katedralja e Kopenhagenit, ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn, Sheshi kryesor Radhusplatse, ku gjendet bashkia e Kopenhagenit, Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti aktual Denez, Pallati Rosenborg, Sheshi qendror Amalienborg, ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kisha e Frederikut, Shatërvani Gefyon, si dhe Sirena e vogël e Hans Peter Andersen. Vizita mbyllet në Nyhavn, tek fabrika Calsberg. Vazhdon udhëtimi për në Malmo. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.


Dita e Gjashtë:

Transferta për në Aeroportin Malmo. Fluturimi direkt Malmo - Shkup. Nisja në orën 09:10. Mbërritje në orën 11:45. Nisja me autobus nga aeroporti i Shkupit drejt Tiranës.


Nisja më 6 Maj


Me Shume Detaje: Në pagesën përfshihen:
1. Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
2. Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Shkup - Malmö dhe Stokholm - Shkup.
3. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
4. Akomodimi në hotel për 1 natë në Helsingor, 1 natë në Gothenburg, 1 natë në Oslo dhe 2 netë në Stokholm.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 55x40x23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
kryeqytetet e skandinavise
.
 
Çmimet e dhomave

» SKANDINAVI

nga 06/05/2019 në 11/05/2018

 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
.
 € 599
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
stockholm
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrate

.