Strasburg , Shtutgart - 4 Ditë €379
Dita e Parë.
Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja nga Tirana në orën 13.00. Mbrritja në Bazel në orën 15.10. Nisja për në Baden Baden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë.
Mëngjesi
në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes
Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror
Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit,
Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti
botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe.
Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish
rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër,
Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha
Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje
nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në
Hotel.
Dita e Tretë.
Mëngjesi
në Hotel. Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin.
Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i
Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të,
Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite
France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe
Parlameni Europian. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt.
Mëngjesi
në Hotel. . Nisja për në Colmar.
Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e
Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën
Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit
1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për nëpër në Mulhouse.
Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe
Muzeu i Trenave. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Tiranë. Nisja në orën 21.35. Mbrritja në 23.55.
shtutgard dhe strasburg | | |
Çmimet e dhomave
|
Pranvere nga 17/09/2022 në 20/09/2022 |
Tarifa |
Dhome Standart (Max: 3 te rritur)
|
.
|
€ 379.00 |
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
|
|
|