Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Selanik - Katerini - Meteora - Janina , 2 dite €59

Greqi

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 3.00 drejt Selanikut, Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Kalimi nga Pika kufitare e Kapshticës. Vizitëe shkurtër në Kostur. Vazhdimi i udhëtimit për në Selanik. Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdimi i udhëtmit për në Katerini. Vizitë dhe Shëtitje e lirë në Katerini. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel Platon Beach, buzë detit, në Rivierën Olimpike.


Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Nisja për në Meteora. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë panoramike e 2 prej manastireve më të famshëm të Meteorës. zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Vazhdon udhëtimi për në Janinë. Vizitë panoramike e Janinës, ku do vizitohen: Kalaja, Sheshi Qëndror, Manastiret dhe Xhamitë e vjetra. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.


Nisje më  17, 24, 27, 28, 29, 30 Nëntor, 1 Dhjetor.

Kujdes:
Nga 1 Janari 2018, në të gjithë Hotelet e Greqisë aplikohet Taksë lokale Qëndrimi. 
Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel. 
Taksat janë: 
• Hotel 5*: €4.00 për dhomë në natë
• Hotel 4*: €3.00 për dhomë në natë
• Hotel 3*: €1.50 për dhomë në natë
• Hotel 2* dhe 1*: €0.50 për dhomë në natë

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi në Platon Beach 2* Superior me mengjesin perfshire
-Vizitë me Shoqërues Shqiptar në: Selanik ,Katerini, , Meteora dhe Janinë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumente dhe Muzeume.
.
katerini - meteora-janina
.
 
  Cmimet e Dhomave
» Vjeshte II

nga 17 , 24 , 27,28,29,30 Nentori,  2 dite

Tarifa
Hotel Platon Beach 2*S Dhomë Standart
(Max: 3 Rritur + 1 Fëmijë)
.
  € 59.00
  Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
katerini
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate