Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Rusi, Ukrainë, Poloni, R. Balltike, 13 Ditë €599

Rusi

Nisjet ne date 14 Maj   dhe 18 Qershor  2019

Dita e Parë,

Nisja nga Tirana në orën 01.00 të mëngjesit dhe duke kaluar rivieren bregdetare të Malit të Zi, do të drejtohemi drejt Dubvronikut. Do të bëhet një ndalesë në Dubrovnik në mengjes kur do të vizitohet qyteti i vjetër dhe do të vizitohet rruga kryesore Stradun dhe monumentet që gjenden aty si, Kisha e Shën Vllasit, Kollona e Orlandos, Pallati Sponza ose Dogana e vjetër, Pallati i Rektorit, Katedralja e mrekullueshme e Dubrovnikut, Burimi Onufrian, Manastiri Françeskan edhe Manastiri Domenikan. Do të nisemi drejt Sibenikut, ku do të qëndrohet për drekë edhe do të vizitohet qyteti i vjetër i Shibenikut dhe Katedralja e Shën Jakovit, e cila është pjesë e UNESCO-s. Gjatë pasdites do të nisemi për në Zagreb. Mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e kryeqytetit të Kroacisë Zagreb, ku fillimisht do të vizitohet zona e Kaptol, lagjia që në mesjetë quhej lagjia e klerikeve ku gjendet Katedralja e gotike e Zagrebit. Pastaj do të kalojmë në Gradec, në qytetin e tregtarëve në mesjete, ku do të vizitojmë kishën e mrekullueshme të Shen Markut, Parlamentin e Kroacisë, etj. Do zbresim më pas tek Dornji grad, në qytetin e poshtëm edhe fillimisht do të shkojmë tek Sheshi Josip Ban Jelacic, i cili është sheshi qëndror i Zagrebit, edhe më i bukuri padiskutim në Kroaci. Më vonë do të dalim tek Sheshi Zrinski ku gjendet muzeu më i rëndësishëm Kroat, Muzeu Arkeologjik dhe disa ministri.  Do të kalojmë më vonë në sheshin e Marshall Titos ku gjendet Opera e Zagrebit. Do shetisim në bulevardin Masarykova ku gjendet edhe Statuja e shkencëtarit Nikola Tesla. Do futemi në rrugën më të madhe tregtare të Kroacisë, Ulica Ilica. Akomodim në hotel në Zagreb. Mbremja e lirë.


Dita e Dytë,

Mëngjesi në hotel. Gjatë mëngjesit do të largohemi nga Zagrebi për të shkuar në kryeqytetin Austriak, ne Vienë. Mbërritje gjatë drekës në Vienë, ku do të qëndrojmë për 3 orë për të vizituar monumentet më interesante të Vienës si Pallati Schönebrunn, Ringun ose unazën e qytetit të Vienes ku gjendet shumica e institucioneve më të rëndësishme të vienës si Bashkia e qytetit të Vienës, Parlamenti Federal Austriak, Muzetë Binjak si ai i Historisë Natyrore edhe Muzeu i Artit. Do vazhdojmë në qytetin e vjetër Vienez ku gjendet Pallati Dimëror i Habsburgëve Hofburg, Presidenca, Pallati i mbretereshës Sisi, Rruga tregtare Grabenstrasse dhe Katedralja madhështore e Shën Stefanit. Do të shëtisim me vonë tek Bulevardi Kärntnerstraße edhe do shohim Operan e Vienës si dhe pak më poshtë statujën e Johann Volfgang von Göthe. Gjatë pasdites do të nisemi për në Krakov të Polonisë. Mbërritje në mbrëmje në Krakov.  Sistemim edhe akomodim në hotel në Krakov të Polonisë.


Dita e Tretë,

Mëngjesi në hotel. Gjatë mëngjesit do të vizitojmë qytetin e dytë më të madh të Polonisë, i cili gjendet në brigjet e lumit Vistula. Fillimisht do të vizitojmë Sheshin Mariacki edhe Baziliken e Shen Marias, më vonë do të vizitojmë sheshin qëndror të qytetit të vjetër Rynek Główny ose sheshi ku zvillohej tregu i qytetit gjatë mesjetës, i cili njihet si nje nga sheshet më të bukura në botë. Në sheshin qëndror të Krakovit gjenden monumenti i Adam Mickiewicz, godina rilindase Sukiennice, ku gjendet Muzeu i Artit Polak, në këtë shesh gjenden edhe Muzeu Historik i Krakovit. Më vonë do të shkojmë në kodrën Wawel ku gjendet edhe Keshtjella mbretërore Wawel, ku brenda saj gjenden disa monumente. Vizita brenda saj është me pagesë shtesë. Gjatë paradites do të nisemi për në kryeqytetin e Polonisë Varshav. Mbërritja në Varshav në gjatë pasdites ku do të qëndrojmë për të vizituar qytetin më të rëndësishëm Polak. Fillimisht do të fillojmë guidën nga qyteti i vjetër ku do të vizitojmë sheshin kryesor Rynek Starego Miasta, më vonë do të bëjmë një ndalesë tek monumenti i Mbretit Sigismund III, aty ku gjendet edhe Pallati Mbretëror Polak edhe do të shetisim tek Bulevardi Krakowskie. Do të ndalojmë tek Pallati Presidencial i Presidentin Polak edhe tek Galeria Kordegarda. Do të vazhdojmë shëtitjen tonë tek Sheshi i Jozef Pilsudski ku gjendet statuja e tij edhe ajo e Ushtarit të panjohur. Më vonë do të shkojmë tek Universiteti i Varshavës ku do të gjejmë aty Statujën e Astronomit të famshëm polak Nikola Kopernikus. Në fund të udhëtimit në kryeqytetit Polak, do të shkojme tek një nga mbetjet më të bukura në Poloni të periudhës sovjetike, Pallati i Kulturës dhe Shkencës. Gjatë pasdites do të largohemi nga Varshava në drejtim të Lituanisë dhe kryeqytetit të saj Vilnius. Mbërritje në Vilnius në darkë. Sistemim edhe akomodim në hotel në Vilnius.


Dita e Katërt,

Mëngjesi në hotel. Shëtitjen në kryeqytetin e Lituanisë do ta fillojmë në mëngjes nga Lumi Neris, në afërsi të qytetit të vjetër. Do bëjmë një shëtije panoramike në pjesët më interesante të ketij qyteti duke filluar nga  Muzeu Kombëtar i Lituanisë, Kulla Gediminas, sheshi i Katedrales. Aty ku gjendet edhe Katedralja e Vilniusit dhe pak më poshtë edhe Pallati Presidencial dhe universiteti i Vilniusit. Do vazhdojmë të shetisim në qytetin e vjetër edhe do të shkojmë tek Kisha e mrekullueshme e Shën Anës, e cila konsiderohet si një nga më të bukurat në Detin Balltik. Do të shëtisim tek Bulevardi Didzioji gatve, i cili të drejton tek sheshi qëndror i Vilniusit, aty ku gjendet Bashkia e kryeqytetit. Do të shetisim përgjatë bulevardit Austros Vartai ku gjenden edhe disa monumente të rëndësishme si godina e Orkestrës Filarmonike të Vilniusit si dhe Kisha Ortodokse e Shpirtit të Shenjtë. Gjatë paradites do të largohemi nga Vilnius, për të shkuar në kryeqytetin e Letonisë, në kryeqytetin Art Nouveau të Letonisë, Riga. Do të mbërrijmë në Riga gjatë drekës edhe në fillim do të bëjmë një shëtitje panoramike me autobus në Riga për të admiruar kryeveprat Art Nouveau të Rigës, qytet i cili është pjesë e UNESCO-s. Do të fillojmë shëtitjen e Rigës nga brigjet e Lumit Daugava dhe në afërsi të kështjellës së Rigës, ku edhe Riga u krijua fillimisht edhe do të futemi në qytetin mesjetar të Rigës. Fillimisht do të vizitojmë sheshin më të madh në qytet Doma Laukums ku gjendet katedralja edhe më vonë do të shëtimin drejt Bulevardit Smilsu Iela, për të shkuar deri tek Muzeu Latvijas Kara Muzejs. Do të ndalemi pak më poshtë tek parku i mrekullueshëm i kodrave të Bastioneve ku gjendet edhe Monumenti I Lirisë si dhe Ora e sahatit Laima. Do të vazhdojmë të shohim godinën më të bukur të arkitekturës Art Nouveau, Teatrin e Operas dhe Baletit. Do të shëtisim në Bulevardin më piktoresk të Rigës, Audeju iela dhe në fund do të vizitojmë kishën mesjetare të Shën Pjetrit. Gjatë pasdites do të largohemi nga kryeqytetit i Letonisë Riga për të shkuar në kryeqytetin e Estonisë, Talin, i cili gjendet në gjirin e Finlandës. Mbërritje në mbrëmje në Talin, akomodim në hotel në Talin. Sistemim dhe fjetje në hotel në Talin.


Dita e pestë,

Mëngjesi në hotel. Do ta fillojmë guidën e kryeqytetit Estonez Talin duke shkuar në mëngjes në pjesën lindore të qyteti, në zonen ku mbahet festivali oral më i madh në botë i quajtur Laulupidu, që perfaqëson një traditë për më shumë se dy shekuj në Estoni me më shumë se 30.000 këngëtarë oral si pjesëmarrës. Më vonë do të shkojmë tek Viimsi vabaõhumuuseum, i cili në fakt është një muze i hapur që tregon jetën e përditshme që bënin në Estoni para 150 vitesh. Do ta vazhdojmë udhëtimin me kullën televizive të Tallinit, ku do admirojmë edhe kryeqytetin nga pika më e lartë në qytet, ndërsa më vonë do të shkojmë tek Pallati Mbetëror Kadriorg dhe me vonë tek Katedralja e mrekullueshme e Aleksander Nevskit. Pastaj do të shëtisim nëpërmjet rrugës piktoreske Kohtu dhe do të shkojmë në qytetin e sipërm të pjesës së vjetër, për të parë nga lartë qytetin e vjetër që u krijua dhe u zhvilluar gjatë periudhës së Lidhjes Hansaetike. Nëpëmjet rrugës Pikk Jalg do të zbresim në qendrën e qytetit të vjetër që është edhe pjesa më e bukur e Talin ku do të shikojmë monumentet që gjenden aty si Bashkinë e qytetit edhe sheshin Raekoja si dhe rrugën Viru. Gjatë pasdites do të nisemi për në Shën Petersburg të Rusisë. Mbërritja në Shën Petersburg gjatë darkës. Sistemim edhe akomodim në hotel në Shën Petersburg.


Dita e Gjashtë, 

Mëngjesi në hotel. Guidën e Shën Petersburgut fillimisht do ta fillojmë me një guidë panoramike të qytetit për t'u njohur me qytetin Rus që u krijuar për t'u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh. Fillimihst do të vizitohet Bulevardi Kryesor i qytetit Nevski Prospekt dhe më vonë tek Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull. Do të vazhdojë shëtitja dhe guida tek Kollona Rostal, Kaloresi Prej Bronzi si dhe Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut, ajo e Shpëtimtarit tonë që derdhi gjak. Gjatë drekes do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me fame botërore Muzeu i Artit Hermitazh dhe opsionale hyrje tek Pallati i Katerinës së Madhe në pasdite (pagesë shtesë). Kthim në hotel. Fjetje në hotel në Shën Petersburg.


Dita e Shtatë, 

Mëngjesi në hotel. Paradite do të bëhet një vizitë tek Pallati Peterhof (pagesë shtesë). Gjatë mesditës do të nisemi për në Moskë. Mbërritje në Moskë gjatë darkës. Sistemimi dhe akomodimi në hotel në Moskë.


Dita e Tetë, 

Mengjesi ne hotel. Do të fillojmë vizitën e Moskës me një vizitë tek zona ku gjendet universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës. Vazhdojmë shëtijen në kodrën Poklonnaya si dhe harkun e triumfit të qytetit. Më pas do vizitojmë Galerinë Tetryakov. Gjatë mesdites do të shkojmë tek Sheshi i Kuq ku gjendet Kremlini, (pagesë shtesë), Parku i Aleksandrit, Katedralja e Shen Vasilit, Teatri Balshoi edhe më vonë vazhdimi do të jetë tek Parku i monumenteve të rëna. Transferimi në hotel në Moskë.


Dita e Nëntë,

Mëngjesi në hotel. Në orën 8 nisje për në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev. Mbërritje në Kiev gjatë darkës.


Dita e Dhjetë, 

Mëngjesi në hotel në Kiev. Paradite do të bëjmë një guidë panoramike në kryeqytetin Ukrainas ku do të vizitohet fillmisht në mëngjes Muzeu Shtetëror Ukrainas i Luftës patriotike ku gjendet edhe një nga simbolet më të njohura të Kievit, monumenti i Mëmëdheut, „Rodina Mat“. Do të vazhdojmë paksa më në veri, tek Kompleksi i jashtëzakonshëm i manastireve në shpella Pechersk Lavra. Shëtitjen tonë në kryeqytetin Ukrainas do ta vazhdojmë më vonë tek Harku i miqësisë së kombeve nga ku do duket edhe lumi më i madh që kalon përmes qytetit, Dnipër. Do rikthehemi në pjesën qëndrore të Kievit, tek sheshi qëndror ku u zhvillua edhe „Revolucioni Portokalli“ në vitin 2004, Sheshi Maidan Nezalezhnosti, pjesa më e bukur e Kievit ku gjenden disa monumente si Monumenti i themeluesve të Kievit, Akademia Ukrainase, Monumenti i pavarësisë ku në krye të saj gjendet Statuja e Berehynia. Nga Sheshi Maidan do të fillojmë shëtitjen në këmbë në qytetin e vjetër të Kievit deri tek Katedralja e Shën Sofisë, më vonë tek Manastiri i Shën Mëhillit me kupolën e artë. Do të ecim drejt lagjes më të bukur të Kievit, të mbushur me godina Art Nouveau edhe Roccoco. Më në fund do të shetisim tek rrugica e mbushur me heronjtë e filmave vizatimorë, Rruga Peizazhna. Gjatë pasdites nisja për në Kishinau, në kryeqytetin e Moldavisë. Mbërritje në Kishinau gjatë darkës. Sistemim edhe akomodim në hotel në Kishinau.


Dita e Njëmbëdhjetë,

Mëngjesi në hotel. Paradite do të fillojmë shëtitjen nga Bulevardi Stedan Cel Mare, i cili eshte edhe bulevardi qendror i qytetit. Gjatë këtij bulevardi do te vizitojmë Presidencën dhe Parlamentin e Moldavisë, Teatrin e operas dhe baletit, monumentin e Stefan Cel Mare, Harkun e triumfit, Katedralen e qytetit, godinën e qeverisë, Bashkinë e qytetit. Gjatë drekës do të nisemi për në kryeqytetin e Rumanise, në Bukuresht. Mbërritje në Bukuresht gjatë darkës. Sistemim edhe akomodim në hotel në Bukuresht.


Dita e Dymbëdhjetë, 

Mëngjesi në hotel. Vizitën do ta fillojmë nga Parku Kiseleff  dhe do të ndalojmë në Sheshin e Fitorës ku gjenden Muzeu Antipa dhe Kryeministria. Do të vazhdojmë në Bulevardin Lascar Catargiu dhe Bulevardin e Gjeneralit Gheoghe Magheru për të ndaluar tek Sheshi i Revolucionit ku gjenden Muzeu Kombëtar i Arteve, Pallati i Koncerteve Romanian Athenaeum, Galeria Kombëtare edhe Statuja e Karolit I si dhe Monumenti i Ringjalljes. Më vonë do të shkojmë për të shëtitur tek qyteti i vjetër i Bukureshtit dhe më vonë do të dalim tek Sheshi Uniri dhe duke shëtitur në Bulevadin Uniri, do të vizitojmë Parlamentin e Rumanisë, i cili është edhe simboli me i njohur i Bukureshtit. Do të shëtisim tek Bulevardi Uniri deri tek Sheshi lindor i këtij Bulevardi, Alba Iulia. Gjatë pasdites do të nisemi për në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje. Mbërritje në Sofie në darkë. Sistemim edhe akomodim në hotel në Sofje.


Dita e Trembëdhjetë,

Mëngjesi në hotel. Në mëngjes do të vizitohet Sofja duke e filluar shëtitjen tonë nga Sinagoga e Sofjes dhe me Xhaminë Banya Bashi. Më pas do të vazhdojmë me sheshin qëndror të Sofjes Nezavisimost ku gjendet statuja e Shën Sofjes, Katedralja e Sofjes e Sveta Nedelya, Kisha Rethore e Shën Gjergjit edhe Presidenca. Do të vazhdojmë shëtitjen në Bulevardin e Car Osvoboditel, i ndërtuar nga Austro-Hungarezët, në të cilin gjenden disa prej monumteve kryesore si Galerija Kombëtare e Artit, Teatri Ivan Vazov, Muzeu Kombëtar i Histrorisë Natyrore, Kisha Ruse e Shën Nikollës, Monumenti i Carit Çlirimtar si dhe Katedralja madhështore e Aleksandër Nevskit. Do të vazhdojmë shëtitjen tek Bulevardi i Vasil Levskit ku gjendet Knyazheska si dhe Mauzoleumi i Princit të parë Bullgar, Aleksander von Battenberg. Do të vazhdojmë shëtitjen në Bulevardit e Patriarkut Evtimiy dhe do mbarojmë shëtitjen në Bulevardit tregtar Vitosha. Gjatë Paradites do të nisemi për në Shkup, në Kryeqytetin e Maqedornisë. Gjatë pasditës do të mbërrijmë në Shkup ku fillimisht do të do të vizitohen monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit "Porta Makedonija", statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare "Makedonija Ulica", Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Gjatë pasdites nisja për në Tiranë.


Me Shume Detaje: Në pagesë janë përfshirë:
- Akomodimi 12 Netë në hotele me 3 dhe 4 yje, Fjetje: 1 natë në Zagreb, 1 natë në Krakov, 1 natë në Vilnius, 1 natë në Talin, 2 Netë në Shën Petersburg, 2 Netë në Moskë, 1 natë në Kiev, 1 natë në Kishinau, 1 natë në Bukuresht dhe 1 natë në Sofje.
- Mëngjeset per te gjitha ditët e qëndrimit në hotele.
- Udhëtimi me Autobus Tiranë - Dubrovnik, Zagreb, Vjenë, Krakov, Varshavë, Vilnius, Riga, Talin, Shën Petersburg, Moskë, Kiev, Odesa, Bukuresht, Sofje, Shkup, Tiranë.
- Shëtitjet me autobus në dispozicion sipas programit.
- Shoqërues shqiptar gjate gjithë udhëtimit.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
- Pagesa e Vizës Ruse prej 70 Euro.
- Siguracioni i udhëtimit për shëndetin.
.
rusi
.
 
Çmimet e dhomave
RUSI
14 Maj 2019  -  13  dite
18 Qershor  2019 - 13 dite
  Tarifa
Dhomë Standart   (Max: 3 Rritur)
                            .
 € 599.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
moskow
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate