Radika Resort 5* Mavrovo
Cmimet per periudhen deri me 24 Janar
69 Euro/Person nata ne dhome Superiore.
79 Euro/Person nata ne Junior Suite.
89 Euro/Person nata ne Apartament.
145 Euro/Person nata ne Suite Presidenciale.
Femijet 0 – 4 vjec ne dhome me prinderit, akomodohen falas.
Femijet 4 – 12 vjec ne dhome me prinderit, paguajne 30 euro per nate qenrimi.
Personi i trete i rritur ne dhome – 44 euro per nate qendrimi.
Cmimet per periudhen pas dates 24 Janar
49 Euro/Person nata ne dhome Superiore.
59 Euro/Person nata ne Junior Suite.
69 Euro/Person nata ne Apartament.
129 Euro/Person nata ne Suite Presidenciale.
Femijet 0 – 3.99 vjec ne dhome me prinderit, akomodohen falas.
Femijet 4 – 11.99 vjec ne dhome me prinderit, paguajne 20 euro per nate qenrimi per femijë.
Personi i trete i rritur ne dhome – 35 euro per nate qendrimi.
Pagesa perfshin:
– Mengjeset
– Perdorim i ambienteve SPA(Pishina e brendeshme, xhakuzi, sauna, palester)
– Futboll/tennis tavoline/bilardo
– Televizor Digital IP/TV me 81 kanale
– Taksa e turistit
– Kend lojrash per femijet
– Parking
– Wifi
Shenim: Ne dhomat “superior” dhe “junior suit”
mund te vendoset vetem 1 krevat ekstra, ndersa ne “apartament” mund te
vendosen edhe 2 krevate ekstra.
Te dhenat per dhomat:
Dhoma superiore – Maksimumi 3 persona – (krevat dopio dhe tek)
Junior Suite – Maksimumi 3 persona – (krevat dopio dhe tek)
Apartamenti – Maksimumi 4 persona – (krevat dopio dhe 2 krevate tek)
Apartamet Presidencial – Maksimumi 4 persona – (krevat dopio dhe 2 krevate tek)
Informacion mbi hotel Radika:
Radika Resort Mavrovo është një kompleks modern i rrethuar me pyje
dhe vendosur në një pozicion ideal në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Hotel
Radika Mavrovo është pjesë e një kompleksi të kategorisë së parë
malore: për këtë kompleksi njihet dhe si Radika Mountain Resort ose
Radika Hotel & Spa Resort (për shkak të një faciliteti Spa
fantastik).
Edhe pse në një lartësi malore, Radika Resort nuk gjendet shume larg
aeroportit të Shkupit. Dhomat e këtij hoteli me pesë yje ofrojnë
elegancë dhe komoditet maksimal. Radika Resort është aq i njohur për
larminë dhe kualitetin e shërbimit saqë termi “Radika Mavrovo” është
kthyer në një term gati gjeografik, për ti dhënë emrin krejt lokacionit
përreth resortit.
Komplesi ofron dhomat më luksoze dhe më të mëdha hotelerike në të
gjithë Maqedoninë Veriore. Një pjesë e dhomave ofrojnë pamje nga Liqeni i
Mavrovës ndërsa pjesa tjetër pamje nga natyra malore. Radika Hotel
përmban gjithashtu një pishinë të brëndshmëe, banjo me avull, sauna
Finlandeze, masazhe, hamam Turk, “jacuzzi” me ujë të njelmët etj.
Kompleksi ofron gjithashtu qendra rekreative, fusha sportive, ashensor
skish, pajisje skish, motorrë skish, e shumë shërbime të tjera. Në
Radika Mountain Resort Mavrovo u plotësohën të gjitha nevojat dhe
kërkesat për pushime dimërore ideale.