Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

  Prage  ,4 dite 399  euro , udhetim me Avion  nga Tirana

Hoteli  ku  do te  akomodohet  grupi  do te  jete  ky  me poshte  ose nje i  ngjashem me te 

Fluturimi ne vajtje
JU 217  05DEC  TIABEG 0410 0525   
JU 610  05DEC  BEGPRG 0650 0900  
Fluturimi ne Kthim
JU 615  08DEC  PRGBEG 2035 2230   
JU 216  09DEC  BEGTIA 0020 0135
PRAGE  -  3  nete  e  4   dite  , 399 €  personi

05  -  08  Nentor 2019
Dita 1: Tirana - Prage

Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi Tirane - Prage 
JU 217  05DEC  TIABEG 0410 0525   
JU 610  05DEC  BEGPRG 0650 0900                

Pas mberritjes ne Prage, takimi me partneret tane shoqeruar nga autobusi komod me ajer te kondicionuar. 
Atje do te prezantojme edhe njehere programin qe do kemi ne ditet ne vijim.
10:00 – 13:00 City Tour Praga

City Tour Praga – Qyteti ri dhe Qyteti i vjeter
Vizita jone fillon me turin me autobuz dhe ecje me kembe, duke kaluar ne rruget kryesore te Prages ku do mund te shikojme ne menyre panoramike Shtepine Kercyese, Teatrin Kombetar dhe Keshtjellen e Prages
Pasi guida do te na sqaroje ne autobus gjithe historine e qytetit, do te ecim drejt Ures Charles 
Ura eshte 516m e gjate dhe 10m e gjere duke qendruar ne 16 harqe. Ne kete ure ndodhen 30 statuja te stilit barok te ndertuar rreth viteve 1700. 
Me pas do te kalojme ne zonen e mbushur me dyqane dhe souvenire per te arritur ne qendren e qytetit. 
Aty do te vizitojme Oren e famshme Astronomike te qendres se qytetit
Ora Astronomike u ndertua ne vitin 1410 nga Mikulas ne bashkepunim me Jan Ondrejuv. Mekanizmat qe ata kane ndertuar mbi 600 vjet me pare jane ende funksionale. 80 vjet me vone Hanus u perpoq ta rindertonte por keshilltaret e kishin verbuar ate keshtu qe ai nuk do te arrinte te ndertonte nje instrument me te madh se ai ne Orloj ne Prage. Ekziston dhe nje gjel qe kendon pasi Apostujt kane perfunduar bekimin e tyre.Prane saj ndodhet edhe Kisha Baroke e Shen Tynit. Gjate zhvillimit te turit do te kemi kohe te lire ne dispozicion per dreken, e cila eshte fakultative
Ne mbremje mund te argetohemi ne lokalet me muzike Live ose ne nje nga diskot me te medha ( me 5 kate )te Europes qendrore: Karlovy Lazne
Akomodimi ne hotel.
Dita 2: Prage - Karlovy Vary 
 
Opsion Extra Pagese – Karlovy Vary  ( 45 Euro personi / minimum 20 Persona  )
Pas mengjesit ne hotel ne drejtimin e guides sone nisja drejt Karlovy Varit
Pas nje udhetimi rreth 2 ore i afrohemi Karlovy Varit . Atje mund te shijojme Ujrat Termale te cilat jane ne me shume se 12 burime, ku kryesori dhe me i madhi eshte ai i Vridlos. 
Gjate levizjes ne qytet do kemi mundesi te shikojme Pallatin ne te cilin zhvillohet Miss Cekia, kishen e qytetit, si edhe zona ne te cilat jane luajtur pjese nga filmat e famshem te James Bond
Duke zbuluar periudhen mesjetare, do kemi mundesi te provojme Bekerovka ( pijes me fame ceke e cila eshte e bere me esenca te barerave kurative )
Kohe e lire per dreken e cila eshte fakultative
Kthimi ne Prage.
Akomodimi ne hotel.
Dita 3: Prage - Český Krumlov

Opsion Extra Pagese – Český Krumlov  ( 50 Euro personi / minimum 20 Persona  )
Pas mengjesit ne hotel ne drejtimin e guides sone nisja drejt Český Krumlov
Akomodimi ne hotel.
Dita 4: Prage - Tirane

Mengjesi ne hotel
Pas check-out nga hoteli i drejtohemi aeroportit te Prages
Fluturimi drejt Tiranes   
JU 615  08DEC  PRGBEG 2035 2230   
JU 216  09DEC  BEGTIA 0020 0135

Kthimi ne Tirane
Fundi i Sherbimit tone

Te Perfshira:

  • Udhetimi me Avion Tirane - Prage
  • Akomodimi me mengjes te perfshire
  • Transfertat si ne Program 
  • City Tour Praga 
  • Guide Profesionale

Cmimet per person (EUR):

  • Single: 499
  • Double: 399
  • Triple: 395
  • Infant (0-1.99): 150
  • Child (2-11.99): 375
Pikat kryesore

30 vite me pare Praga ishte nje mister per udhetaret. Ne ditet e sotme po behet nje nga destinacionet me popullore te Europes, duke terhequr me shume se 4 milione vizitore cdo vit.
Praga ka nje qender qyteti kompakte, nje histori shumeshekullore mahnitese, arkitekture te shkelqyer  te stilit Romak, Gotik, barok, mesjetar dhe modern. Ka shume pallate, kisha, parqe dhe sheshe, gatime dhe birre shume te shijshme vendase.
Shume njerez e vizitojne Pragen sepse eshte destinacioni me popullor ne Europen Qendrore . Por ju nuk duhet te shkoni ne Prage vetem sepse te tjeret shkojne. Ja disa arsye te verteta pse duhet ta vizitoni Pragen:

Atraksionet e Prages
Praga ka shume atraksione qe do ju bejne te riktheheni perseri ne kryeqytetin Cek. Atraksionet kryesore:

-Sheshi i Qytetit te Vjeter ndodhet ne qender te qytetit. Nje shumellojshmeri aktivitetesh organizohen ne cdo kohe te vitit ne kete shesh, qe eshte nje vend fantastik nga ku mund te degjoni muzike vendase, te bleni suvenire, te shikoni njerezit dhe te beni fotografi.

-Qyteti i Vjeter i Prages
Pervec sheshit qe ndodhet ne Qytetin e Vjeter, cdo vend, cdo cep i Prages ka nje arkitekture shume interesante. Lagjja hebreje e Prages, e ndodhur ne qytetin e Vjeter, ka qene nje lloj geto e Prages ne te kaluaren dhe ja vlen te vizitohet.

-Charles Bridge eshte nje ure per kembesoret qe lidh dy anet e Prages historike. Historia e ures eshte e lidhur me zhvillimin e Prages dhe statujat e saj ruajne te kaluaren e qytetit.

-Keshtjella e Prages qendron ne maje te Kodres se Keshtjelles dhe eshte nje nga keshtjellat me te medha te Europes Qendrore.

-Katedralja St. Vitus, e ndodhur ne Keshtjellen e Prages eshte nje katedrale gotike gjigande ne te cilen ndodhen thesare arti dhe objekte fetare nga e gjithe historia e Prages. Dritaret dhe arkitektura e brendshme do te impresionojne edhe udhetaret me stoike.

-Mala Strana eshte zona qe ndodhet nen distriktin e Keshtjelles se Prages. Rruget sharmante dhe gjarperuese jane shtepia e shume dyqaneve, restoranteve dhe kafeneve. Pallatet dhe kishat e vjetra mbreterisht perballojne progresin e kohes.


-Monumentet ndodhen ne te gjithe qytetin. Ato japin nje panorame se si njerezit dhe ngjarjet e kane formuar qytetin ne shekuj, ku do te veconim Monumentin e Franc Kafkes. Ora Astronomike rreth 600 vjecare, eshte nje nga orat astronomike me te vjetrat ne bote qe funskionon akoma.
Muri i John Lennon eshte menyra se si ceket shprehen lirine nga epoka komuniste. Ky eshte nje tribut shumengjyresh per kengetarin e grupit Beatles dhe nje simbol i dashurise dhe paqes.

-Evenimentet qe organizohen ne Prage mund ta bejne udhetimin tuaj akoma me te paharrueshem. Ka shume evenimente falas, evente sezonale, parada per festa dhe markete vjetore. Jo vetem do te perjetoni nje shije te kultures ceke, por do te merrni me vete edhe kujtime te mrekullueshme.

-Po ashtu, Praga eshte e njohur edhe per jeten e nates, dyqanet, muziken, birren dhe shpirtin e vecante cek. Ky qytet eshte shtepia e shume artisteve, autoreve dhe poeteve te famshem boterore. Shume muze u jane kushtuar ketyre personaliteteve ne te gjithe qytetin. Muzeu Mucha dhe Muzeu i Kafkes jane te dyja atraksione popullore.

.

.
Udhetim Turistik ne Prage
 
 
Çmimet e dhomave
 » Prage
nga 27/11/2019 në  30/11/2019
 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
       .
 € 399.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
   .
 
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate

.