Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Viti i Ri 2019  ne  Prage  -Viene - Budapest ,6 Ditë € 499 ,  udhetim me avion

Viti i Ri  2019 - 6  dite 


Çeki -Austri-Hungari


Dita e Parë,

29 Dhjetor 2018: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 23.35 - Mbrritje më 23.55. Transfertë nga Aeroporti i Budapestit për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë,

30 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Paradit Vizitë e shkurtër panoramike në Budapest. Nisja për në Vjenë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë,

31 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi në Hotel.
Opsionale: Viti i Ri me zgjedhje opsionale.
Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt,

1 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë,

2 Janar 2019: Mëngjesi ne Hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Fjetje në Hotel.


Dita e Gjashtë,

3 Janar 2019: Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 14.25. - Mbrritje më 15.50. Fluturimi për në Shqipëri.


Me Shume Detaje: Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.Viti i Ri  2019 ne  Prage
Çmimet e dhomave

nga 29/12/2017 në  03/01/2019                                                                                                         Vlefta

Hotel 3* Dhomë Standart    (Max: 3 Rritur)
                                                                             € 499.00                            
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
prague
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrata

.