Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

PRAGE & BUDAPEST ,5 Ditë € 349 ,  udhetim me avion

Dita e Parë:

Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 15:30- Mbrritje më 17:00. Transfertë Aeroporti i Budapestit dhe vizitë panoramike rreth 2 orë në Budapest.Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel.Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesë dhe Vizitë panoramike në Bratisllave. Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Shetitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë:

Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 13:25. - Mbrritje më 14:50. Fluturimi për në Shqipëri.


Nisja më 2 Tetor

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. - €18
.
.
Çmimet e dhomave

                                                                                                                                                                 Vlefta
nga 02/10/2018  ne  06/10/2018

Hotel 3* Dhomë Standart    (Max: 3 Rritur) 
                                                                          € 349.00 
  
                       
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
prague
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrata

.