Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Dubrovnik - Kotorr , Plazh  4 dite  nga  €229 ,  (z)

Plazh ne Dubrovnik 4 ditë – €229
Dubrovnik - 3 ishujt

NISJET JANE NE DATAT SI ME POSHTE  DHE PERFSHIJNE  DHE TRANSPORTIN


MUAJI KORRIK
Nisje 22 Korrik ― 4 Dite (3 nete) ― Cmimi 229€
Nisje 29 Korrik ― 4 Dite (3 nete) ― Cmimi 229€


MUAJI GUSHT
Nisje 5 Gusht ― 4 Dite (3 nete) ― Cmimi 229€
Nisje 12 Gusht ― 4 Dite (3 nete) ― Cmimi 229€
Nisje 19 Gusht ― 4 Dite (3 nete) ― Cmimi 229€
Nisje 26 Gusht ― 4 Dite (3 nete) ― Cmimi 219€

DUBROVNIK – 3 ISHUJT E DUBROVNIKUT
(Plazh & Tur me Anije)
— Hotel Adria 4*
– 4 Ditë (3 Netë)
Nisje
22, 29 Korrik /
5, 12, 19, 26 Gusht
Përshkrim
4 DITE PLAZH dhe TUR NE DUBROVNIK
Plazh ne Copakabana (plazhi me i famshem i Dubrovnikut)
Vizite e Dubrovnikut te vjeter
Plazh me anije ne 3 Ishujt e Dubrovnikut

 

DITA 1: TUR NE DUBROVNIK

*Nisja ne oren 06:30 te mengjesit nga Tirana
*Ndalesa e pare do behet ne Muriqan  ku do te kryhen  procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter per fotografi.
*Vazhdimi udhetimit per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut.
*Akomodimi ne hotel Adria 4 Yje.
Pasdite ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e vjeter te Dubrovnikut.
Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.  Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin  Onofrio,  Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
*Pas vizites se Dubrovnikut kthimi ne hotel

* Kush nuk deshiron te vizitoje qytetin e vjeter te Dubrovnikut, mund te qendroje ne pushinen e jashtme ose ate te brendshme te hotelit. Perdorimi i tyre eshte i perfshire ne cmim.
*Darka ne restorantin e hotelit e shtruar buffe.

 

DITA 2: PLAZH NE COPAKABANA (Dubrovnik)

*Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  transferimi ne plazhin me te famshem te Dubrovnikut, Copakabana.
Kohe e lire per plazh.
Kthimi ne hotel pasdite.
Perpos plazhit ne Copakabana, mund te shfrytezoni edhe pishinen verore te hotelit dhe pishinen e brendshme te tij.
Darka ne restorantin e hotelit.

 

DITA 3: PLAZH NE “3 ISHUJT E DUBROVNIKUT” (me Anije)

*Mengjesi ne hotel
*Kete dite ju ftojme per nje aventur blu me anije ne ishujt e Dubrovnikut.
9:30 Nisja nga porti i vjeter i Dubrovnikt.
Mbërritja në ishullin e Koločep.
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Nisja drejt ishullit të Sipanit
Mbërritja në ishullin e Sipan, duke eksploruar fshatin Suđurađ
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Dreka në bord dhe nisja drejt ishullit të Lopud
Mbërritja në ishullin e Lopud
Koha e lirë për aktivitete individuale (si plazh dhe shetitje ne ishull)
Nisja nga ishulli i Lopudit. Mbërritja në Dubrovnik rreth ores 18:30.
(Kjo shetitje e mrekullueshme kushton 35 euro personi dhe perfshin lundrimin me anije + dreken + pije)
*Kthimi ne hotel dhe darka ne restorantin e hotelit.
Kohe e lire me pas per te shfrytezuar pishinen verore te hotelit dhe pishinen e brendshme te tij.

 

DITA 4: CAVTAT – KOTOR

*Mengjesi ne hotel
*Pas mengjesit nisja drejt Cavtatit. Ndalese dhe vizite e qytetit te Cavtatit.
Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire.
*Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt  Kotorrit.
*Vizite panoramike ne Kotor: Kotori eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.  Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes.
*Pas vizites ne Kotor nisja per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit Shqiptar.
*Kthimi ne Tirane ne darke.

=================================

PERSE DUHET NDJEKUR TURI I 3 ISHUJVE TE DUBROVNIKUT

Lundrimi me traget në 3 ISHUJT E DUBROVNIKUT perfshin ndesa per vizita dhe plazh ne brigjet e  ishullin e Koločep dhe fshatin Gornje čelo, ishullin Lopud dhe fshatin Lopudm dhe ishullin e Šipan dhe fshatit Suđurađ.

Ishujt Elafiti është arkipelagu i trembëdhjetë ishujve që shtrihen në veriperëndim të Dubrovnikut. Emri i Ishujve Elafiti vjen nga fjala Greke elafos, që do të thotë një dre. Nga trembëdhjetë ishuj vetëm tre janë të banuar:

Ishulli i Koločep – një ishull i gjelbër me pyje shekullore si pisha dhe carob, ullishte dhe kopshte të mbushura me portokall dhe limon, me plazhe të bukura dhe një park të madh aromatik. Eshtë një nga destinacionet më të dashura të eskursionit nga Dubrovniku. Dy vendbanime, Donje Celo dhe Gornje Celo, njëra në bregun lindor dhe tjetra në perëndim, lidhen nga një rrugë ku flladhi nuk mungon ne cdo ore te dites përmes ullishtave dhe kopshteve. Shumë mbetje të arkitekturës së vjetër janë ruajtur dhe janë shpërndarë në të gjithë ishullin (një kishëz e vjetër para-romake, rrënojat e bazilikës, shtëpitë verore, kulla e rojeve dhe shumë te tjera). Në Kapelën e Shën Antonit është poliptiku i Ivan Ugrinoviç (shek. XV), një nga veprat më të mira midis piktorëve të Dubrovnikut. Peisazhi i bukur i artistit ka entuziazmuar dhe frymezuar piktore te shumte nder shekuj.

Ishulli i Lopud – një ishull me bimësi mesdhetare dhe subtropikale, kopshte të bukura, parqe dhe plazhe, Lopud është një nga ishujt më të zhvilluar për turizëm në rajonin e Dubrovnikut. Në të kaluarën, ishte një ishull kapitenësh, i cili siguronte me shumë marinarë për flotën e Republikës së Dubrovnikut. Gjithashtu nga Lopud ishte marinari dhe pronari i famshëm i anijes Miho Pracat. Sipas historianit së Dubrovnikut Razzi, Lopud kishte 30 kisha në shekullin e 16-të, si dhe rezidenca të shumta verore, disa manastire dhe shumë më tepër banorë se sot. Të dukshme në ishull janë rrënojat e kishave mesjetare të hershme, rezidencat verore dhe fortesat. Manastiri françeskan nga 1483, kullat dhe muret e tij mbrojtëse dhe Kisha e tij e Shën Mërisë së Splicës mban një art shumë të vlefshëm: poliptikun e Pietro de Giovanni, triptikun nga punishtja e Nikola Bozidarevic, poltiktin e Girolan da Santacroce, piktura nga mjeshtri flamand Bassan dhe më shumë. Kisha e Zojës së Sunjaiz nga shekulli i 15-të është një monument i vlefshëm kulturor dhe përmban piktura nga Palma plaku, Natalino da Murano, Mateja Juncic dhe të tjerë. Në anën jugore të ishullit ndodhet gjiri Sunj dhe një nga plazhet me rërë më të bukur në Adriatik. Ju mund të bëni një shëtitje të gjatë 20 minuta ose të merrni një makinë golfi për të arritur në plazh.

Ishulli i Sipanit – Ishulli më i madh në arkipelagun Elaphite, me gjiret e tij të qetë, plazhet, selvi, pemët e portokallit dhe limonit, plot me struktura të vjetra (kisha, banesa verore të pronarëve të tokave dhe plebejve) të shpërndara nëpër shpatet e pyllëzuara, me një histori të gjatë të ndërthurur me shumë histori dhe legjenda, është një nga perlat e rajonit të Dubrovnikut. Dy vendbanime, Sudurad në lindje dhe Porti i Sipan në pjesën perëndimore të ishullit thithin turistë të shumtë në shtëpitë e tyre të bukura.

Në çmim përfshihet

1) Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2) Transferta hotel – plazh – hotel
3) Transferta hotel – Dubrovniku vjteter – hotel
4) Akomodimi ne hotel Adria 4 Yje per 3 nete
5) Mengjeset dhe Darkat
6) Pishina verore e hotelit
7) Pishina e brendshme e hotelit
8) Guida (shoqeruesi) gjate udhetimit
9) Taksa e hyrjes ne Dubrovnikun e vjeter


Në çmim nuk përfshihet

1) Taksa per person 2,64 € per nate
2) Drekat gjate udhetimit
3) Bileta e anijes diten e trete te lundrimit ne “3 Ishujt e Dubrovnikut”  (35 €)
4) Biletat e hyrjes ne Muze, Akuarium, Kisha.

Shenim:

►Duhet të dini se:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 7:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 6:00 nga pallati sportit
➤ ELBASAN: Ora 6:00 nga hotel Skampa
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50% të çmimit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
➤ Hyrja në shtetin e Kroacisë është e lirë. Nuk kërkohet test PCR (Covidi)

——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar

.
.
.