
Qyteti i Permetit
Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid". Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.
Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte
dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave.
Qyteti zë një sipërfaqe të vogël.
Teritori i rrethit ka formën e një gjashtëkëndëshi të rregullt me shtrirje gjatësore veriperëndim-juglindje.
Në qytet vërehet një tolerancë fetare. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera. Ia vlen të shihni edhe kishën e shekullit të XII të Shën Mërisë në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.
Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Maleshova. Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.
Në qytetin e trëndafilave siç e quajnë me përkëdhelje banorë e
tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën "Nonda
Bulka" dhe atë "Meleq Gosnoshti" dhe në gjimnazin "Sami Frashëri".
Deget e ekonomise ne rrethin e Permetit jane:bujqesia, blekotoria, bletaria, frutikultura, turizmi dhe transporti.
Ne bujqesi, rendesi zene bimet e arave, midis te cilave dallohet gruri, i cili gjen kushte te favorshme zhvillimi ne te gjitha zonat. Pas grurit vjen misri, qe eshte me shume i perhapur sidomos ne tokat e ujitshme. Kohet e fundit me shpejtesi po perhapen edhe ushqimet per kafshe si: jonxha, misri foragjer, hasellet.
Territori i bashkisë shtrihet në pjesën juglindore të vendit tonë dhe kufzohet në veri me bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me bashkinë Tepelenë.
Qendra e bashkisë është qyteti i Këlcyrës. të cilit i bashkohen Ballabani, Suka dhe Dishnica. Gjithsej, bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Njësitë administrative rurale karakterizohen nga një numër shumë i lartë i fshatrave që grupojnë, numër ky që varion në14-15. Qyteti i Këlcyrës gjithashtu përfshin 5 fshatra.
Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi
– çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të
pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e
Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së
bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.
Këlcyra përmendet në një kronikë mesjetare të vitit 1272 me emrin latin Clausura.
Këlcyra në lashtësi duhet të ketë pas funksionin e një mansio, stacion ku ushtarët romak kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.
Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319). Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.
Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.
Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe ata të zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori bizantin Androniku III Paleologu edhe me ndihmën e mercenarëve me prejardhje nga zonat e Turqisë së sotme