
Parku Krka – Split – Zadar – Dubrovnik , 4 Dite nga €169
Vizitohen: Parku Natyror Krka - Split - Zadar - Trogir - Dubrovnik
Programi:
►Dita e Parë: Tirane – Budva – Herceg Novi
Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi me nje ndalese te shkurter per konsumimin e mengjesit. Vizite panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi ku do te kryhet dhe akomodimi naten e pare ne hotel me 4*. Kohe e lire per perdorimin e faciliteteve te hotelit.
►Dita e dytë: Dubrovnik - Split
Konsumimi i mengjesit ne hotel dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat.Vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetes,Portin e Qytetit. Me pas i drejtohemi qytetit te Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova . Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split.Akomodimi ne hotel ne Vodice.Konsumimi i darkes ne hotel .
►Dita e tretë: Parku Krka - Zadar
Pas
konsumimit të mëngjesit nisem drejt Parku Natyror KRKA, i cilesuar si
parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km
katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për
ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një
habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne
në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash.
Vizite e parkut për 3-4 ore dhe më pas nisemi drejt qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë,
Vizitë
e Zadarit, një qytet ku edhe janë të vendosur një komunitet shqiptaresh
para 500 vjetesh dhe kanë formuar qytezën e tyre që quhet Kallmeku.
Gjatë vizites në qytetin e Zadarit do të shohim: Forumin Roman, Kishën e
Donatus, Kishën e Shën Marisë, Sheshin e Popullit, etj. Pas vizitës ne
Zadar , kthimi ne hotel , konsumimi i darkes .Qendrim i lire .
►Dita e katert : Vodice - Kotorr - Tirane
Pas konsumimit të mëngjesit në Hotel , i drejtohemi Kotorrit per te vizituar qytetin e vjeter dhe per te konsumuar dreken. Opsionale 5 euro shetitje me varke ne gjirin e Kotorrit. Me pas i drejtohemi doganes se Morines dhe kthimi ne Tirane gjate mbremjes.
FUNDI I SHERBIMIT TONE!