
Parku Krka – Split – Zadar – Dubrovnik , 3 Dite nga €149
Vizitohen: Parku Natyror Krka - Split - Zadar - Trogir - Dubrovnik
Programi:
►Dita e Parë: Tirane – Dubrovnik - Trogir
Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit . Pas kalimit të pikës kufitare të Muriqanit vazhdojmë udhëtim nëpër rivieren e Malit të Zi pa ndalesa. Vizite panoramike e Shën Stefanit, Budvës dhe Tivatit. Kalimi i gjirit të Kotorit me traget për në Hercegnovi dhe vazhdimi i udhëtimit për në territorin Kroat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për kafe dhe pushime.vizitojmë Dubrovnikun i cili është pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita përfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Pilës dhe Ujëmbledhesin Onofrio, Farmacia e Vjetër, Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit, Pallati i Dukës, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullën e Mincetes. Portin e Qytetit. Akomodimi ne hotel ne Trogir .Konsumimi i darkes ne hotel .
►Dita e dytë: Parku Natyror Krka - Zadar
Pas konsumimit të mëngjesit nisem drejt Parku Natyror KRKA, i cilesuar si parku më i bukur i territorit të Kroacise. Me një siperfaqe prej 109 km katror, parku KRKA (i shpallur park kombetar në vitin 1985) shquhet për ujëvarat e tij qe formohen gjatë kaskades së lumit Krka dhe si një habitat i mrekullueshem për zogjtë (mbi 225 specie te ndryshme jetojne në Krka), duke kthyer shëtitjen ne kete park nje simfoni cicerimash.
Vizite e parkut për 3-4 ore dhe më pas nisemi drejt qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë,
Vizitë e Zadarit, një qytet ku edhe janë të vendosur një komunitet shqiptaresh para 500 vjetesh dhe kanë formuar qytezën e tyre që quhet Kallmeku. Gjatë vizites në qytetin e Zadarit do të shohim: Forumin Roman, Kishën e Donatus, Kishën e Shën Marisë, Sheshin e Popullit, etj. Pas vizitës ne Zadar , kthimi ne hotel , konsumimi i darkes .Qendrim i lire ne qytet te Trogirit .
►Dita e tretë: Split - Tirane
Pas konsumimit të mëngjesit në Hoteli, Mbërritja në Split dhe vizite e atraksioneve të qyteti si Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokrecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva Kohe e lire për kafe dhe shëtije në Split. Pas vizitës nisja drejt Tiranë duke përshkruar rivierën Kroate dhe të Malit të Zi. Ndalesa gjatë rrugës për kafe dhe pushime. Kthimi në darkë në Tiranë.
Ne cmim perfshihet
*Udhëtimi me autobus
*Akomodim në hotele 3 ose 4 * ne Trogir
*Mëngjeset + Darkat
*Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë
Ne cmim nuk perfshihet
*Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program
*Bileta e Hyrjes ne Parkun Natyror Krka + shetitja me varke
*Taksa Lokale e qednrimit 1.5 euro per person
*Siguracioni jetes ne udhetim
Shenim
#SHENIM
► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.
► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-5.99 VJEC PERFITON 50 % ZBRITJE
• 6-9.99 VJEC PERFITON 35 % ZBRITJE
• MBI 10 VJEC PAGESE E PLOTE
Për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Kroacise, duhet të posedoni:
1. Certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
2. Vërtetim se personi ka kaluar Covid-19 (që kanë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë. Nuk është më e mundur hyrja në Malin e Zi me test negativ.
Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga
shteti Shqiptar te masave anti-Covid, nga data 6 Shtator, date ne te
cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoje nje nga
kriteret me poshte :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit
2-Dokumentin qe keni kaluar Covid
3-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave
Nese nuk dispononi asnje nga keto dokumenta si me siper, ju vete-karantinoheni 10 dite nga dita e mberritjes.