Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Viti i Ri  ne Amsterdam , Paris ,Bruksel   , 8  dite 649  euro personi

paris qyteti i   magjishem
Hollande , Viti i Ri 2019 

Dita e Parë, 29 Dhjetor 2018: Fluturimi direkt për në Amsterdam. Nisja në orën 20:10. Mberritja në Amsterdam në orën 23:00. Vizitë e shkurtër në Utrecht-it. Me pas transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.


Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Paradite nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam.
Opsionale: Viti i Ri me Zgjedhje Opsionale
Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt, 1 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Bruksel. Udhëtimi zgjat 3 orë pa ndalesa. Mbërritja në Bruksel. Vazhdon vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore te tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 2 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Niisja për në Paris. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra për ushqim dhe kafe. Sistemimi në Hotel.
Opsionale: Vizitë në Versajë
Fjetje në Hotel.


Dita e Gjashtë, 3 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel, Paradite të lirë. Pasdite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore, si: Katedralja e Parisit, Harku i Triumfit, Panteoni, Pallati dhe Kopshti i Luksemburgut, Asambleja Nacionale, Pallati i Invalidëve, Varri i Napoleonit. Shëtitje në Kopshtin e Tyilerive dhe në bulevardin e njohur të Champs Elyses. Fjetje në Hotel.


Dita e Shtatë, 4 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Vizita në: Kullat Eiffel dhe Montparnasse, Opera dhe Galeritë Lafayette. Mbasdite vizitë në muzeun e Luvrit.
Opsionale: Shëtitja me anije në lumin e Seinës. Fjetje në Hotel.


Dita e Tetë, 5 Janar 2019. Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Amsterdamit. Fluturimi Amsterdam - Tiranë. Nisja nga Amsterdami në ora 16.50. Mbrritja në Tiranë në ora 19.25.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobuz.
3. Akomodim në hotel per 7 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 25 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Shëtitje me Anije në Paris dhe Bruksel.
OPSIONALE
Darka Speciale e Vitit të Ri €150
 
.
.
  paris , bruksel ,amsterdam - viti i ri 2019
 
 
Çmimet e dhomave
 Viti i Ri
nga  29/12/2018-05/01/2019
 Tarifa
  Dhome standarte  Max 3 persona
 
  € 649.00
  Çmimi per te rritur ne  dhome dyshe
 
 
.
paris
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

.

.