Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Festa e Birres  në Mynih, 4 Ditë €429 , 30 Shtator

Mynih


Dita e Parë:

Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi Direkt për në Bazel. Nisja më 08.50 - Mbrritje më 11.05.Transferimi në Bazel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.


Dita e Dytë:

Mëngjesi në hotel. Në orën 08:00 do të nisemi për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në qytezën Hohenschwangau, ku vizitohet Keshtjella e Bukuroshes së Fjetur, Neuschwanstein. Pas 2 orësh, vazhdon udhëtimi për në Mynih. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Monumentet kryesore të Mynihut, si: Sheshi Marienplatz, Bashkia e Qytetit, Viktualienmarkt, Kisha Frauenkirsche, Shtëpia e famshme e Birrës Hofbrauhaus, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, më i madhi në Gjermani. Vizitë në Sheshin Olimpik, kulla Olimpike 210 metra e lartë. Vazhdon vizita në Selinë e BMW dhe Muzeun përkatës. Më pas shkohet në rezidencën verore te Mbretërve Bavarezë, Pallati i Nymphenburg. Pasdite, vizitë në muzeumin e Alte Pinakotheke. Vajtje në Teresienwiese, tek stendat e Oktoberfest. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:

Mëngjesi ne Hotel. Transfertë për në aeroportin e Mynihut. Fluturimi direkt Mynih - Podgoricë. Nisja më 09.20 - Mbrritje më 11.05. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.


Nisja më 30 Shtator


Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
mynih - gjermani
.
 
Çmimet e dhomave

» Mynih

nga 30/09/2018 në 03/10/2018

 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
.
 € 429
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrate

.