Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Udhetim ne grup  ,  Moske + St.Petersburg  ,    7  dite  €789

Programi 7 Ditë/6 Netë


Dita e Parë:

Fluturimi direkt Tiranë - Moskë. Nisja nga Tirana në orën 09.45, Mbrritja në Moskë në orën 14.10. Transferimi me Autobus nga Moska në Shën Petërsburg. Udhëtimi zgjat rreth 8 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime te shkurtra. Mbrritja në Shën Petersburg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Dytë:

Mëngjes në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit Rus që u krijua për t'u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh: Moskoski Vorata, harku i triumfit në rrugës që historikisht ka lidhur dy kryeqytet Ruse, Bulevardi Kryesor i qytetit Nevski Prospekt, Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull, Kollona Rostal, Kaloresi Prej Bronzi, Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut. Pasdite vazhdon Vizita: Katedralet e mrekullueshme Navale të Shën Nikollë, Muzeu Rus in Shën Petersburgut. Fjetje në hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitëpanoramike: Katedralja Smolny, Pallati Pavlovsk, Pallati i Shën Katerinës. Gjatë pasdites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me fame botërore Muzeu i Artit Hermitazh. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitohet Pallati Yusupov në Lumin Moika, Pallati i veçantë i Rusisë Peterhof si dhe kopshtet e jashtëzakoshme të tij dhe Katedralja madhështore e Shën Isakut. Pasdite, Transferimi me Autobus nga Shën Petërsburg në Moskë. Udhëtimi zgjat rreth 8 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime te shkurtra. Mbrritja në Moskë. Sistemimi dhe fjetje në hotel.

Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike: Universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës, Kodra Poklonnaya dhe Harkun i Triumfit të qytetit. Vazhdon vizita: Kështjella Kolomenskoye, Galeria Tetyakov, Parku Gorki dhe Parku i monumenteve të rëna. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Sheshin më të famshëm të Rusisë, Sheshi i Kuq, ku vizitohen Katedralja e Shën Vasilit,  Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri me i famshëm në botë i baletit Balshoi. Pasdite vizitohet Pallati Kuskovo dhe Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Fjetje në hotel.

Dita e Shtatë:

Mëngjesi në Hotel. Të lire deri në Transferimin për në Aeroportin Domodedovo. Udhëtim me avion nga Moska për në Tivat. Nisja në orën 16.00. Mbërritja në Tivatnë orën 18:20. Transferimi me autobus nga Tivati për në Tiranë.

.
Udhetim   ne  Rusi

Çmimet e dhomave

 

» Netët e Bardha 7 Ditë

nga 18/06/2019 në 24/06/2019                                                                                              Tarifa  »

Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)                                                                                             € 789.00

 

 

Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe

.

.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ kontrate
.