Plazh ne CANJ ne hotel MONENEGRO 4 YJE (vija e pare e plazhit)
-Nisja nga Tirana ne oren 6:00.
-Nisja nga Durresi ne oren 5:00.
-Nisja nga Shkodra ne oren 7:30
ne drejtim te Malit te Zi duke kaluar nga pika kufitare e Muriqanit.
*Ndalese per kafen e mengjesit pak km pasi te kalojme doganen dhe me
pas vazhdimi udhetimit per ne Canj, ne qytezen e bukur bregdetare te
Malit te Zi. Plazhi i Canj-it eshte perla e Rivieres Malazeze. Me nje
plazh me guraleca dhe ujin e kristalt ngjyre blu te thelle, Canji te
ngjason me plazhet e bukura te Jugut tone si Jal dhe Himar. Nje lum qe
buron nga malet perball deperton ne det duke e ndare ne gjysma dhe
gjelberimi rrethuese i jep me shume bukuri natyres se qytezes Canj.
Akomodimi ne hotel dhe kohe e lire per plazh.
Darka ne restorantin e hotelit.
DITA 2:
Kohe e lire per plazh ne detin e kristalt.
DITA 3:
Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*OPSIONALE: Ekskursion ne Budva & Plazh ne ishullin Hawai me anije *.
*Pas mengjesit ne hotel, nga moli i Canj fillojme aventuren tone blu
duke lundruar me anije nga Canj ne Budva. Mberritja ne Budva vizite e
qytetit te vjeter te Budvas ne shoqerine e guides.
Plazhi i pare qe
vizitojme ne kete lundrim do jete ishulli Shen Nikolla, i cilesuar
ndryshe edhe si Ishulli “HAWAI”. Kohe e lire per plazh ne ishull.
Pas plazhit ne “Hawai” lundrojme drejt Shen Stefanit. Mberritja ne Shen
Stefan dhe kohe e lire per plazh afer ishullit, ku ju ftojme te hidheni
nga anija ne ujin e kristalt te Adriatikut.
Vazhdimi aventures tone blu, ne plazhin e Mbretereshes. Kohe e lire per plazh dhe me pas kthimi ne Canj.
Ekskursioni starton nga Porti i Canjit ne oren 09:00 te mengjesit dhe
kthimi 17:30. (Kjo shëtitje e mrekullueshme kushton 35 eur për të rritur
dhe 25 eur për fëmijët (4 – 10 vjec).
DITA 4:
Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*OPSIONALE: Plazh ne Ploce dhe Ekskursion ne Kotor.
Pas mengjesit ne hotel do udhetojme drejt Plazhit te Ploces, nje nder
plazhet me te famshem te Budves, per lojerat e ndryshme ujore si Jet
Ski, Parasilling, Banana Boat Ride, Fly Board, etj. Ne Ploce nuk
mungojne gjithashtu edhe Schiuma Party me DJ vendas.
Pas plazhit ne
Ploce, pasdite largohemi per te vizituar qytetin e Kotorit. Ne shoqerine
e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke pershkruar
qytetin e vjete. Do te shikojme shtepi te ndryshme ne brendesi te kalase
me stema familjesh feduale te gdhendura ne portat e shtepive, dhe
katedralen e bukur te Kotorit. Shetitja ne qytetin e vjeter mund te
vazhdoje duke ecur mbi muret e kalase ose duke u ngjitur ne shtegun e
vjeter qe te drejton ne majen e Kalase ku ndodhet citadela, pallati
mbreteror i sunduesve te Kotorit (ku nder to permendim edhe mbretereshen
Teuta).
Sipas deshires se grupit mund te organizojme shetitje me varka ne gjirin e Kotorit.
Pas vizites ne Kotor kthehemi ne hotel ne mbremje. (Kjo shëtitje e
mrekullueshme kushton 25 eur për të rritur dhe 15 eur për fëmijët (4 –
10 vjec).
Kohe e lire per plazh ne Canj ne detin e kristalt.
*OPSIONALE:
Mund te vizitoni Plazhin e Mbretereshes nese keni deshire (vajti –
ardhje) behet vetem ma varka dhe kushton 5€. Informacion: Varkat nisen
cdo 30 minuta.
Plazhi i mbretereshes ne Canj, eshte nje gji i
virgjer me nje bukuri te rrallë, nje plazh unikal i Rivieres Malazeze qe
duhet te vizitohet nga ju.
Ne mbremje mund te shetisni ne bulevardin buze detit te Canj duke frekuentuar lokalet dhe baret e zones.
Per rezervimin e varkave, guida do jete ne dispozicionin tuaj.
DITA 6:
Kohe e lire per plazh ne Canj deri ne oren 14:00.
Nisja me pas per ne Shkoder, Tirane, Durres.
1. Akomodimin per 5 nete ne hotel Montenegro Canj 4 Yje
2. Sherbimi Mengjes + Darke bufe e hapur
3. Perdorimi i pishines se jashtme per te dy hotelet
4. Transferta Tirane (Durres) – Hotel – Tirane (Durres)
5. Asistenca nga shoqerues shqiptar per eskursionet
a. Drekat
b. Shezllonet e plazhit
c. Eskursionet Opsionale
d. Taksa turistike 1,5 euro personi
►Duhet të dini se:
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identitetit me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç per akomodim me 2 te rritur ne dhome përfitojnë 50% ulje
——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga
policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls,
skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18
vjec dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju
nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Cmimet
dhe disponueshmeria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjeter
lokal mund te ndryshojne dhe jane pergjegjesi e vete Operatoreve Lokale
qe mundesojne keto shitje.
Per cdo ndryshim ne lidhje me keto aktivitete, klienti lajmerohet perpara kryerjes se sherbimit.
——————————————————