Rezervo deri me 31 Mars 2023, dhe Perfito OFERTAT
Paketa per 3 nete zbritje 50 euro per person
Paketa per 4 nete zbritje 70 euro per person
Paketa per 5 nete zbritje 90 euro per person
Paketa per 6 nete zbritje 105 euro per person
Plazh All Inclusive ne CANJ
Hotel Monte Mare 4 Yje, vija e pare e plazhitPERSHKRIMI HOTELIT
I
vendosur në Çanj, 4 minuta në këmbë (200 m) nga plazhi Čanj, Hotel
Monte Mare ofron 2 restorante, parkim privat falas, pishinë të hapur për
të rritur, pishinë të jashtme për fëmijë, zonë plazhi privat, qendër
Wellness dhe Spa, kënd lojërash për fëmijë të brendshëm dhe të jashtëm,
3 bare (ne pishine, plazh dhe lounge). Të gjitha dhomat e rezervuar nga
VEA Travel per klientët tonë janë me pamje nga deti.
Dhomat jane te kompletuar me një banjo private, kondicioner, TV me ekran të sheshtë 42” me kablor dhe ballkon.
Gjatë qëndrimit në hotel mund të shijoni shërbimin All Inclusive në
restoratin kryesor të hotelit (mëngjes + drekë + darkë), dhe pije pa
limit ne baret e hotelit.
Shezllonet e plazhit dhe shezllonet e
pishinës janë të përfshirë ne cmim dhe te askesueshëm gjatë pushimeve
tuaj në HOTEL MONTE MARE 4 Yje.
Recepsioni punon 24 orë gjithashtu edhe wifi falas.
Në gjirin pranë hotelit ofrohen edhe sporte ujore si jet-ski,
paraglading, flyboard, banana ride, shetitje me motoskaf, etj … ndërsa
ofrohet edhe shërbimi me qera i makinave, motorëve dhe biçikletave.
Plazh
i Canj-it eshte perla e Rivieres Malazeze. Me nje plazh me guralece dhe
ujin e kristalt blu, Canji te ngjason me bukurin e jugut tone si Jal
dhe Himar. Nje lum qe buron nga malet perball ndan plazhin ne dy gjysma,
dhe gjelberimi rrethuese i jep me shume bukuri natyres te qytezes.
Gjithashtu pak km me tutje mund te vizitoni Plazhin e Mbretereshes
(vajtie – ardhje behet behet vetem ma varka dhe kushton 3-5€). Plazhi i
Mbretereshes se Canj, eshte nje gji i virgjer me nje bukuri te rrallë,
nje plazh unikal i Rivieres Malazeze qe duhet te vizitohet nga ju
Transferta me autobuz komod turistik, me nisje te garantuar 3 here ne jave nga 6 qytete.
TIRANA: Nisje cdo te merkure, te enjte, te diele, ora 6:00 nga sheshi piazza mbrapa muzeut kombetar — cmimi 20€
DURRES: Nisje cdo te merkure, te enjte, te diele, ora 5:00 nga pallati sportit — cmimi 20€
SHKODER: Nisje cdo te merkure, te enjte, te diele, ora 7:30 nga ura Bunes (karburat Luani) — cmimi 20€
—-
PRISHTINE: Nisje cdo te merkure, te enjte, te diele, ora 4:00 nga parku autobuzave — cmimi 50€
FERIZAJ: Nisje cdo te merkure, te enjte, te diele, ora 3:00 nga qendra tregtare Village — cmimi 50€
PRIZREN: Nisje cdo te merkure, te enjte, te diele, ora 5:30 nga parku autobuzave — cmimi 50€
.
ESKURSIONETGjate qendrimit tuaj ne hotel, stafi i agjensise do te organizoje eskursione te ndryshme, duke mundesuar jo vetem qendrimin ne plazh por vizita dhe shetitje ne Kotor, Porto Montenegro, Dubrovnik dhe lundrimi me varka ne gjirin e Kotorit.
➤ DUBROVNIK: cdo dite marte dhe dite te premte (Cmimi person 40€ transferta me autobuz + guida)
Ne mengjes ne shoqerine e guides nisemi nga hoteli drejt Dubrovnikut (2 ore larg)
Ne shoqerine e guides do te viziojme qytetin e mrekullueshem te
Dubrovnikut, i cili cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza
(emri i vjeter i Dubrovnikut) ka qene gjithmone ure komunikimi per
Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s.
Vizita perfshin:
Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin
Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun,
Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te
Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj),
Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe
Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Me pas do
te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit
te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001.
Kthimi ne hotel pasdite
➤ KOTOR – PORTO MONTENEGRO: cdo dite te merkure dhe dite te shtune (Cmimi person 20€ transferta me autobuz + guida)
Pas drekes ores 14:00 nisemi per te vizituar qytetin e Kotorit. Ne
shoqerine e guides vizitojme kalane trekendore te Kotorit, duke
pershkruar qytetin e vjeter ne rrugicat e gurta. Do te shikojme shtepi
te ndryshme ne brendesi te kalase me stema familjesh feduale te
gdhendura ne portat e shtepive, dhe katedralen e bukur te Kotorit.
Shetijta ne qytetin e vjeter mund te vazhdoje duke ecur mbi muret e
kalase, ose duke u ngjitur ne shtegun e vjeter qe te drejton ne majen e
Kalase ku ndodhet citadela, pallati mbreteror i sundueseve te Kotorit
(ku nder to permendin edhe mbretereshen Teuta). Pas vizites ne Kotor
udhetojme drejt Porto Montenegros. Vizite e portit me lluksoz ne Malin e
Zi dhe te jahteve te shumta te ankoruara.
Kthimi ne hotel pasdite.
➤BUDVA – ISHULLI HAWAI ME TRAGET: cdo dite te marte, dite te enjte dhe dite te shtune (Cmimi person 30€ anija + guida)
*Pas mengjesit ne hotel, nga moli i Canj fillojme aventuren tone blu
duke lundruar me anije nga Canj ne Budva. Mberritja ne Budva vizite e
qytetit te vjteter te Budvas ne shoqerine e guides.
Me do do te lundrojme ne ishullin Shen Nikolla, i cilesuar ndryshe edhe si Ishulli “HAWAI”. Kohe e lire per plazh ne ishull.
Pas plazhit ne “Hawai” lundrojme drejt Shen Stefanit. Gjate lundrimit
Budva – Shen Stefan mund te shijojme dreken e paketuar nga hotelit ne
anije. Mberritja ne She Stefan dhe kohe e lire per plazh afer ishullit,
ku ju ftojme te hidheni nga anija dhe ujin e kristalt te Adriatikut.
Vazhdimi aventures tone blu, ne plazhin e Mbretereshes. Kohe e lire per plazh dhe me pas kthimi ne Canj
(Per realizimin e eskursionit ne Hawai dhe Budva me anije duhet te plotesohet nje minimum grupi ne menyre qe te realizohet)
1) Akomodimi në Hotel Monte Mare 4 Yje, buzë plazhit, ne dhome me pamje nga detit
2) Shërbimi All Inclusive në hotel (mengjes + dreke + darke + pijet pa limit)
3) Shezllonet e Pishines
4) Shezllonet e Plazhit
5) Spa e hotelit (sauna, hamam)
6) Asistenca nga stafi i agjensisë gjatë qëndrimit në hotel
a) Transferta në hotel sipas qyteteve përkatëse
►Duhet të dini se:
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë ose kartë Identitetit me vlefshmëri minimumi 3 muaj
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 11.99 vjeç per akomodim me 2 te rritur ne dhome përfitojnë 50% ulje