► Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
Gjatë
rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të
konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin
panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar
pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.
Më pas vazhdojmë
përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpushë e vendosur
në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me
një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat
tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime
tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë duke ecur përmes tij bukurinë që
ofrojnë këto anë të alpeve tona.
Pasdreke ne do të vizitojmë një
tjetër fshat të bukur alpin, është Tamara, që është gjithashtu edhe
qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit.
Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës.
Mbërritja në Tiranë rreth orës 20:30 – 21:30 .
►Duhet te keni me vete :
Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese ,fruta te thata, aparat fotografike , cokollata , veshje sportive per ecje dhe shume energji .
SHENIM
► PER REZERVIM NEVOJITET PAGESE E PLOTE .
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
POLITIKAT E FEMIJEVE
0 – 1.99 VJEC PA PAGESE .
2 – 9.99 VJEC 15 % DISCOUNT .
MBI 10 VJEC PAGESE E PLOTE .
vermosh -tamare | . | . |
Çmimet e dhomave
|
lepushe dhe Tamare 1 dite |
|
Transport dhe Guide
|
► 1 ,2 ,3 , 4, 5, 9, 10,16,17,23, 24, 30, 31 Janar.
|
10 € |
Çmimi për person të Rritur |
.
|
.
|
.