Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Karnavalet  ne Lefkada, 3 dite €109

Karnavalet ne Lefkada, 29 Shkurt, 3 dite, 109€

Datat e tjera te nisjeve:  ► 6 Mars


Programi:

Dita e pare:

Nisja diten e Premte ne oren 05:00 nga Tirana. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne qytetin piktoresk te Parges ku do te qendrojme per nje kafe buze detit. Kohe e lire per te shetitur dhe per te konsumuar dreken ne tavernat e qytetit. Vazhdojme udhetimin tone per ne Lefkada. Mberritja dhe akomodimi ne hotel.

Ne mbremje nen shoqerine e guides do te shkojme ne nje taverne buze detit ku do te mund te konsumojme darken festive me muzike. Fjetja ne Hotel.


Dita e dyte:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit drejtohemi ne portin e Nidrit ku na pret anija per te vizituar disa nga ishujt me fame boterore perreth Lefkades. Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale (10€) dhe zgjat rreth 2 ore.

Vizitohen:
1. Spatohori – ndalese per kafe
2. Skorpios
3. Madouri

Ata qe nuk kane deshire te te marrin pjese ne kete udhetim, mund te kalojne kohen duke vizituar qytetin e Lefkades.

Ne pasdite do te nisemi per ne qendren e qytetit te Lefkades ku fillon parada e Karnavaleve, nje nga me te bukurat ne Greqi. Festa zgjat deri ne oret e vona. Ata qe kane deshire, mund te maskohen dhe pikturohen (guida jone do ju asistoje me piktoret ambulante) per t’u bere pjese e festes.
Ne kthim darke ne taverne buze detit. Fjetja ne Hotel.


Dita e trete:

Mëngjesi në hotel. Me pas nisemi per ne Tirane. Gjate kthimit nga kufiri I Kakavijes vizitojme qytetin e Janines, kalane e qytetit dhe nje kafe buze liqenit.
Vazhdojme udhetimin me ndalesa te shkurtra gjate rruges.
Mberritja ne Tirane dhe fundi I sherbimeve tona.


Në cmim përfshihet:

  • Transporti me autobus komod. (Nuk ka zbritje ne cmim per transport individual)
  • Akomodimi në hotel Avra Beach 3* ne Nidri.
  • Mëngjesi dhe darka
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.

Në cmim nuk përfshihet

  • Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
  • Shëtitja me anije, opsionale €10
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Siguracioni jetës në udhetim (i këshillushëm).
  • Taksa e qytetit qe eshte e vlefshme qe ne Janar te 2018, 1.5 euro per dhome ne hotel me 3*, 3 euro per dhome ne hotel me 4* dhe 4 euro per dhome ne hotel me 5*

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €50 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 100% të shumës per te perfituar nga ofertat per rezervime te hershme.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

*Personi ne dhome teke paguan 30% plus te vleres ne euro.

.
lefkada-parga-janina
Karnavalet
.
 
  Cmimet e Dhomave
Karnavalet - Lefkada
29 Shkurt  -3 Dite
06 Mars -3 dite
 Tarifa
  Dhomë Standart Hotel 3*  (Max: 3 Rritur)

.
 € 109.00

  Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate