Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Udhetim  në Janinë & Meteora -  2 Ditë

.
Janine  - Meteora – Kastoria 2 Dite €60
VIZITOJME
Meteora
Janine
ishulli Ali Pashe Tepelenes
.
NISJET JANE NE DATAT SI ME POSHTE

Nisje 5 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 60€
Nisje 12 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 60€
Nisje 19 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 60€
Nisje 26 Mars — 2 Dite (1 Nate) — Cmimi 60€
.DITA 1: JANINE

-Nisja nga Tirana ne oren 5:00
*Ndalesa gjate rruges per kafe dhe pushim.
*Pas kalimit te pikes kufitare te Kakavijes, destiancioni i pare qe do te vizitojme eshte qyteti i Janines.
Janina eshte qyteti me i madh i Epirit dhe qendra e pazarit dhe argetimit ne kete zone. Ai shtrihet buze liqenit Pamvotis qe i jep nje bukuri te vecante.
Turi do te filloje me qytetin e vjeter te Janines ku do te vizitojme kalane e Janines, xhamine Asllan Pasha, xhamine Fethiye, varrin e Ali Pashes dhe muzeun Bizantin.
Vazhdojme turin drejt liqenit te famshem Pamvotis  ku do te marrim anijen dhe do te vizitojme ishullin e Janines i cili ndodhet ne mes te liqenit. Ne ishull do te vizitojme shtepine e Ali Pashes dhe kohe e lire per shetitje ne rruget me kalldrem.
*Pas vizites se Janines, nisja per ne Kallabaka dhe sistemi ne hotel 3 yje ne qender te qytetit
Kohe e lire per te pushuar.
*Mbasdite ne shoqerine e guides, vizite e qyteti te Kallabakes.
*Darka ne restorantin e hotelit.

 

DITA 2: METEORA

*Mengjesi në hotel.
Pas mengjesit nisemi per te vizituar Meteoran, e famshme per peisazhet magjike natyrore dhe manastiret ne maje te shkembinjve. Vete fjala Meteora do te thote “pezull ne ajer”, ose ne “qiell” dhe ate pershtypje te japin pare nga afer.
Vizitë panoramike e 6 prej manastireve më të famshëm të Meteorës. zonës më të bukur në Greqi qe shquhet për bukurinë e saj natyrore dhe pjesë e trashëgimisë botrore të UNESCO. Vizitimi i qytetit te Meteores do te jete nje eksperience  qe do mbese gjate ne kujtesen tuaj.
*Pas vizitimit te Meteores, udhetojme drejt Kosturit. Ndalese per vizite te qytetit dhe dreke.
*Pas drekes ne Kostur, nisja drej Tiranes. Ndalesa rruges per kafe dhe mberritja ne Tirane ne darke vone.

.

Në çmim përfshihet

1.Transporti me autobuz / minibuz turistik sipas programit
2. Akomodimi ne hotel 3 yje ne qender te Kallabakes
3. Mengjesi ne restorantin e hotelit
4.Guida (Shoqeruesi)

Në çmim nuk përfshihet

1) Taksa lokale e ligjit te ri grek 1.5 euro nata per dhome ne hotel me 3 yje, dhe 3 euro nata per dhome ne hotel me 4 yje. Taksa paguhet ne recepsionin e hotelit nga vete klientet
2) Drekat dhe Darkat
3) Biletat e hyrjes ne Muze dhe Manastire.
4) Opsionale pagesa e tragetit ne ishullin e Ali Pashe Tepelenes (4 euro vajtie – ardhje).

Shenim:

►Duhet të dini se:

Nisja do të bëhet si më poshtë:
➤ TIRANË: Ora 5:00 nga sheshi piazza (mbrapa muzeut kombëtar)
➤ DURRËS: Ora 4:00 nga pallati sportit
——————————————————
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët deri në moshën 12 vjeç paguajnë 50% të çmimit
——————————————————
DOGANA
➤ Për kalimin e doganës ju nevojitet pashaportë me vlefshmëri minimumi 3 muaj
➤ Hyrja në shtetin e Greqisë do mund të realizohet vetëm me pashaportë dhe duke pasur njërin prej 3 dokumentave më poshtë
1) Ose dokument vërtetimi që keni bërë vaksinën anticovid
2) Ose testin e shpejte (Rapid Test) deri në 48 orë përpara ditës së hyrjes në kufi
3) Ose testin PCR deri në 72 orë përpara ditës së hyrjes në kufi

——————————————————
INFORMACIONE
► Akomodimi ne dhome teke (sngle) është me ekstra pagesë ne vlerën 50% mbi çmimin për person
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, atëherë do të jenë dy krevate teke të bashkuar
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshmë sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjec dhe udhëton pa praninë njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar
——————————————————
Per hyrjen ne SHQIPERI sipas ndryshimeve te reja nga shteti Shqiptar te masave anti-Covid , nga data 6 Shtator, date ne te cilen hyjne ne fuqi masat e reja, cdo person duhet te disponoj nje nga kriteret me posht :
1-Tampon PCR te 72 oreve te fundit.
2-Dokumentin qe keni kaluar Covid.
3-Testi I shpejte antigene te 48 oreve te fundit.
4-Certifikate vaksinimi te te dyja dozave.

Kujdes:
=======

Per levizjen ne  zonen  jo shengen  qytetareve  Shqiptar u neviojitet passaporte   biometrike me date  skadence mbi 6 ( gjashte  ) muaj dhe  3 (tre ) muaj ne  Shengen.Per  cdo problem ne  dokumentacionin e  udhetimit  agjencia nuk mban pergjegjesi .Pergjegjesia  eshte e pasagjerit per  vlevshmerine e dokumentave te udhetimit .
.
.
 Janine dhe Meteora
.
 
Çmimet e dhomave
Data e Udhetimit qendrim 2 Dite :
 Tarifa
Akodmi ne hotel me 3*  me mengjes
► 05 , 12 , 19 , 26   Mars
  € 60.00
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 
 
 
.
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.