Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

  Budva ,  Dubrovnik , Split , Zagreb ,  Sarajeve , 4  dite 139 € 

28 Nentor  , 4 Ditë €139

BUDVA – DUBROVNIK - SPLIT- ZAGREB - SARAJEVE

======================

Dita e Parë:

Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

 

Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Split. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Zagreb. Mbrritja në Zagreb. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Parasdite, Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shë Markut, etj. Pasdite nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Katërt:

Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Bazhdon Udhëtimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

 

Nisja më 28 Nëntor.

Me Shume Detaje: Në pagesën 139 Euro përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.

2. Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.

3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.

5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

.
.
 Dubrovnik -zagreb- sarajeve
.
.
 Çmimet e dhomave
Dubrovnik-Sarajeve , 4 dite
 Tarifa

Hotel 3* Dhome  standarte

                Data e Udhetimit:

   28  NENTOR - 4 dite

       


€ 139.00
  Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
dubrovnik

.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrata

.