Dita e Parë:
Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 - Mbrritja në Dubai në orën 21:55 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi
në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e
Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al
Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e
Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni
ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të
qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në
fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën
më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë
Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani
Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro
në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në
lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më
të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve
superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni
nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial
Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke
magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani
Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose
pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite,
nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do
ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një
foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim
Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale
arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës
orientale.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi
në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha
pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli
Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1,
Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.
(Opsionale), Bilete
hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me
informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje
panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të
ardhmen e qytetit-mrekulli.
Transferta në Aeroportin e Dubait.
Dita e Pestë:
Fluturimi direkt Dubai - Zanzibar . Nisja nga Dubai në orën 02:35 - Mbrritja në Zanzibar në orën 07.10. Transferta për në Resort. All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita e Gjashtë:
All Inclusive dhe Fjetje në Resort.
Dita e Shtatë:
All Inclusive në Resort. Transferta për në Aeroport. Fluturimi Zanzibar - Dubai - Tiranë. Nisja nga Zanzibar në orën 21.00.
Dita e Tetë: - Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.
KUJDES: Nëse Vajtja në Abu Dhabi do jetë e mbyllur për shkak të Covid 19, do të organizohet Vajtja dhe Hyrja në Aquarium.
Dubai dhe zanzibar | | |
Çmimet e dhomave
|
»Dubai & Zanzibar 8 dite |
Tarifa |
Dhomë Standart Hoteli (Max: 3 Rritur )
|
28 Qershor 2023
|
€ 1599.00
|
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
|
.
|
.
|