Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Viti i Ri 2019  ne Dubai , 8  dite  1099  euro

VITI  I RI

Emiratet Arabe ,  8  dite  1099 Euro


Dita e Parë 27 Dhjetor 2018:

Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.25. Mbrritja në Dubai në orën 21.25. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë 28 Dhjetor 2018:

Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
(Opsionale), Darkë ne Hotelin Luksoz Burj Al Arab, 321 m i lartë dhe i vetmi hotel në botë me 7 yje dhe ndodhet 280 m plazhit Jumeirah, ku lidhet me një urë.


Dita e Tretë 29 Dhjetor 2018:

Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate. 
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt 30 Dhjetor 2018:

Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Parku Ujor Aquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe lojra të tjera ujore.
(Opsionale) Shëtitje panoramike me Helikopter mbi Dubai për 12 minuta.
Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë 31 Dhjetor 2018:

 Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Hyrje Ditore me Transfertat nga hoteli në Kopështin zoologjik më të ri në Dubai quajtur Safari Park. Kompleksi është I përbërë nga 4 zona – Afrikane, Aziatike, Arabe dhe Fshati Safari.
(Opsionale) Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira dhe Muzikë


Dita e Gjashtë 1 Janar 2019:

Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium.
(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes.
Fjetje në Hotel.


Dita e Shtatë 2 Janar 2019:

Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave të Formula 1 Abu Dhabi Grand Prix.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë. 3 Janar 2018: 

Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.25. Mbrritja në Shkup në orën 12.25. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.


Hoteli ku do te akomodohet grupi.


Aloft Me'aisam by Marriot 4*+ Me'aisam, Dubai


Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobuz nga Tirana në Aeroportin e Shkupit
• Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup - Dubai - Shkup.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
• Akomodimi në Hotel me 4* në Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.

Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet "Opsionale".
• Darka Speciale e Vitit të Ri.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
» Darka e Vitit të Ri Hotel H Hotel 5*  € 139.00

.
.
Viti i  Ri ne  Dubai   8   dite
 
 
Çmimet e dhomave
 » Viti i Ri 2019
nga 28/12/2017 në 04/01/2018
 Tarifa
Hotel  4* Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
     .
 € 1099
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
 
Dubai
 

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate