Dita e Parë: Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Direkt Tiranë - Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 - Mbrritja në Dubai në orën 21:55 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku
vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në
Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah,
Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni
ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të
qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait.
Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin:
Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë
Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani
Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me
pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në
Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në
Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju
japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe
një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja
me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set
menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije
freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale), Bilete
hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me
informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje
panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të
ardhmen e qytetit-mrekulli.
(Opsionale), Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i
shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të
bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim
Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në
shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Transferta në Aeroportin e Dubait. Nisja nga Dubai më 22.15. Mbrritja në Delhi në orën 03.05.
Pritja në Aeroportin e Delhit. Transferimi me autobus komod për në hotel.
Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Shtatë: Mëngjesi ne Hotel. Nisja për në Qutub Minar. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Vazhdon udhëtimi për në Delhi. Mbrritje në Delhi. Të lirë pë Shopping. Transferta për në Aeroport.
Dita e Tetë: Nisja nga Delhi në orën 04.00. Fluturimi Delhi – Tiranë nëpërmjet Dubait. Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.
Dubai dhe indi | | |
Çmimet e dhomave
|
»Dubai & Indi 8 dite |
Tarifa |
Dhomë Standart Hoteli (Max: 3 Rritur )
|
21 Qershor |
€ 1599.00 |
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
|
.
|
.
|