Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

  Dubai , 8 dite  729  euro

Akomodimi i Grupit:

Aloft Hotel by Starwood 4* - Me'aisam, Dubai, EBA.
Emiratet Arabe
===============
22  Nentor  8  dite
++++++++++++++++++++++++++

Dita e Parë 22 Nëntor 2018: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.25. Mbrritja në Dubai në orën 21.25. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë 23 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj.
(Opsionale), Darkë ne Hotelin Luksoz Burj Al Arab, i vetmi hotel në botë me 7 yje i ndërtuar në një ishull artificial.


Dita e Tretë 24 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate – 828 m e lartë.  
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel


Dita e Katërt 25 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Hyrje Ditore në Akuaparkun në kompleksin e Atlantis në Palm Jumeirah quajturAquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe shumë atraksione të tjera.
(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” në Dubai Creek, ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes.
Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë 26 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1.  Fjetje në Hotel.


Dita e Gjashtë 27 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Hyrje Ditore me Transfertat nga hoteli në Kopështin zoologjik të quajtur Dubai Safari Park. Kompleksi është i përbërë nga 4 zona – Afrikane, Aziatike, Arabe dhe Fshati Safari.
Fjetje në Hotel.


Dita e Shtatë 28 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium Dubai.
(Opsionale) Shëtitje panoramike me Helikopter mbi Dubai për 12 minuta.
Fjetje në Hotel.


Dita e Tetë. 29 Nëntor 2018: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.25. Mbrritja në Shkup në orën 12.25. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.


Akomodimi i Grupit.
Aloft Hotels 4*Superior - Me'aisam, Dubai, EBA.


Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai.
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Darkë në Hotel Burj Al Arab - €179
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - €49
4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow - €43
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - €47
6. Parku Ujor Aquaventure me Transferte - €89
7. Shfaqje me delfine dhe foka tek Dubai Delphinarium pa Transferte - €35
8. Shëtitje me Helikopter me Transferte - €215
9. Hyrje Ditore tek Dubai Safari Park me Transferte - €55

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
.
.
Dubai
 
 
Çmimet e dhomave
 »Dubai
nga 22/11/2018 në 29/11/2018
 Tarifa
 Dhomë Standart Hotel  (Max: 3 Rritur )
 
 € 729.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
dubai
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate

.