Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Cappadocia - Turqi  , 3 dite 319  euro , udhetim me Avion 

Programi:

18  Prill - 3  dite

Dita e Parë: 

Paraqitja në Aeroportin e Prishtinës duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit.
Fluturimi për në Stamboll.
Nisja në 03:00. Mbrritja në Stamboll në 05:30.
Fluturimi për në Kayseri. 
Nisja në 07:25. 
Mbrritja në Kayseri në 08:40. 
Ndalesë në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.
Në Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri, delfini etj. 
Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.
Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos. 
Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve.  interesante të Lumit të kuq. 
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si "Lugina e Murgjve" është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Hyrja 2.5 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Pasdite vizitë në Goreme 
Vendbanimi më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë për tokën vullkanike dhe historinë. 
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në hotel.
Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Hyrja – 80 Euro me Rezervim paraprak dhe 90-100 Euro me Rezervim gjatë udhëtimit – Qëndrimi 1 orë
Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Hyrja 2 Euro – Qëndrimi 30 minutë
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.
Vizitë në Luginën e Dashurisë.
Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale.
Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orë
Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Hyrja 20 Euro për motorr per 1 ose 2 personë – Qëndrimi 2 orë
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në hotel.

Dita e Tretë: 

Mëngjesi në hotel.
Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Vazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli. 
Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu.
Hyrja 6 Euro – Qëndrimi 30 minuta 
Transfertë me autobus për në Aeroport. 
Fluturimi për në Prishti
Nisja nga Kayseri në 18:05. 
Mbrritja në aeroportin e Prishtinës në 22:40


Në pagesë përfshihen:

- Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Prishtinë Stamboll - Kayseri -Stamboll - Prishtinë.
- Akomodimi në Hotel Dinler 5* në Cappadocia.
- Mëngjeset dhe darkat sipas programit.
- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus
- Transfertat Tiranë Prishtinë Tiranë me autobuz komod
- Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit

Në pagesë nuk përfshihen:

- Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
- Siguracioni në Udhëtim 
- Pijet gjatë Vakteve
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
.
.
cappadocia- Turqi
 
 
Çmimet e dhomave
 » Cappadocia 4 dite
18 Prill

Tarifa

 Dhomë Standard ( Max: 3 Rritur )
.
  € 319
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
.

.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ kontrate
.