në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.
Në
Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe
forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën
luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga
erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri,
delfini etj.
Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.
Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.
Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Vizitë në Qytetin e Avanos.
Qyteti
i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa,
gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq).
Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh
ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe
pamjeve. interesante të Lumit të kuq.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Me
pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si
"Lugina e Murgjve" është zone me formacione shkëmbore në formë
kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend
izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe
vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.
Hyrja 2.5 Euro – Qëndrimi 30 minuta
Akomodim darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë:
Opsionale: Në mëngjes herët, Fluturim me balona.
Të
soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni.
Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe
vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.
Mëngjesi në hotel.
Vizitë
në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb.
Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë
nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë
të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.
Hyrja 2.5 - 3 Euro – Qëndrimi 30 minutë
Vizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.
Vizitë në Luginën e Dashurisë.
Lugina
e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka
marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret
shumë prej çifteve si vend për propozim martese.
Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.
Pasdite
shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë
shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në
realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri
fillestare te levizjes me makinë ose motorr.
Hyrja 25 Euro për motorr per 1 ose 2 personë – Qëndrimi 2 orë
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në hotel.
Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta
Vazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli.
Edhe
pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm
4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore.
Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël,
mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu.
Hyrja 6 Euro – Qëndrimi 45 minuta
Vizitë
në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të
përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën
e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me
ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale.
Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orë
Vizitë në Goreme
Vendbanimi
më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me
natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato
si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë
për tokën vullkanike dhe historinë.
Hyrja Falas – Qëndrimi 60 minuta
Kthimi në Hotel.
Darkë dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Paradite e lire ne qytezen e Urgup.
Dreke e lire.
Transfertë me autobus për në Aeroport.
Fluturimi për në Tiranë.
Nisja nga Kayseri në 18:25.
Mbrritja në aeroportin e Rinasit në 21:55