Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

  Budva ,,Kororr,  Dubrovnik , 3  dite 89 € me mengjes dhe darke

Dubrovnik – Budva – Kotorr  , 3 Dite 89Euro
Vizitohen: DUBROVNIK – BUDVA – KOTORR
Data e Udhetimit:
  • ► 28-30 , 30 Nentor - 2 Dhjetor

  • ► Hotel ADRIA 4* €89
  • ► Hotel SHERATION 5* €109
Programi:

Dita e pare : Tirane – Budva - Dubrovnik

Nisja ne oren 06:00 te mengjesit. Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. ( Kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem). Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Darka dhe Akomodimi ne hotel.


Dita e dyte: Dubrovnik

Pas mengjesit ne hotel fillojme vizitat ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Darka dhe Akomodimi ne hotel.


Dita e trete: Dubrovnik - Tirane

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.

Fundi i sherbimit tone .

€89
Ne cmim perfshihet
  • *UDHËTIMI VAJTJE-ARDHJE ME AUTOMJET KOMOD
  • *AKOMODIM NË HOTEL PERKATESE
  • *MENGJESI + DARKA
  • *PISHINE DIMERORE
  • *GUIDE GJATE GJITHE UDHETIMIT
  • Ne cmim nuk perfshihet
  • *SIGURACIONI I JETES NE UDHETIM
  • *TAKSA LOKALE 1.5 EURO PER PERSON NE NATE
  • *ASGJE QE NUK ESHTE PERMENDUR NE PROGRAM
  • Shenim

    POLITIKAT E FEMIJEVE

    • 0-2.99 VJEC JANË FALAS;
    • 3- 11.99 VJEC PERFITON 30 % ZBRITJE
    • MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR.

    SHENIM

    ► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra .
    ► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
    ► Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.


    .
    .
     budva  & Dubrovnik
    .
    .
     Çmimet e dhomave
     Budva- Dubrovnik
     Tarifa

    Hotel 4* ne Dubrovnik

    Hotel 5* ne Dubrovnik

           28 , 30 Nentor -3 dite
         
    € 89.00
    € 109.00

    Hotel 4* ne Dubrovnik

    Hotel 5* ne Dubrovnik
      08 , 23 ,24  Dhjetor -3 dite
      € 99.00
      Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
     
     
    .
    dubrovnik

    .

    PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
    • Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
    • Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
    • Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
    • Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
    • Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

    Regullore+kontrata

    .