top of page
PARKU NATYROR KRKA - SPLIT - ZADAR -NEUM - SHIBENIK
    • â–ºNENTOR :  25-28  - €159

 
Detajet e turit

​

  • Dita e Parë: 

  • Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva qëndrohet rreth 1:30 orë, ku vizitohet: Kisha e Shën Ivanit, e Tre Shenjtorëve dhe e Santa Maria di Punta, dhe Monumenti më i vizituar, “Valltarja e Budvas”. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

    Dita e Dytë: 

  • Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00, nisja për në Shibenik, ku kalohet nga pjesa më e bukur e bregdetit Dalmat me panorama te mrekullueshme. Mbrritja në Shibenik, ku vizotohet: Katedralja e Shën Jakovit, Bashkia e vjetër e qytetit, Pallati Knezeva, si dhe lagjen e vjetër me elementet karakteristik Kroat. Gjatë pasdites vizitohet: Parku Krka, një nga Parqet më të bukura natyrore te Kroacise. Vazhdon udhëtimi drejt Zadarit. Mbrritja në Zadar. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

    Dita e Tretë: 

  • Mengjesi ne hotel. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Pasdite vazhdon udhëtimi drejt Splitit. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt: 

  • Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr, do të vizitohet Sheshi i Armeve, Katedralja e Shën Trifonit etj. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

  • ​

  • Në pagesën përfshihen:
    1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.
    2. Akomodim në hotel per 2 netë qëndrimi në Neum dhe 1 natë në Zadar.
    3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
    5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

    Në pagesë nuk janë përfshirë:
    • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
    • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

===================

​

Bregdeti Dalmat dhe  parku KRKA

​

DATAT E NISJEVE
​

​​

Nisja: 25-11-2023

Çmimi Total   318 €   per  dy persona

​

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn
  • YouTube
  • TikTok
bottom of page