Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Linja e Autobusit  Shqipëri  qytetet  e Greqisë

TIRANE - ATHINE  drejtimi nga  Kakavija

 Nisja  nga Tirana  3 x jave   ne  ora 03:30


TIRANE - SELANIK  drejtimi nga  Kakavija

 Nisja  nga Tirana  3 x jave   ne  ora 03:30


TIRANE - KALLAMATA  drejtimi nga  Kakavija

 Nisja  nga Tirana  2 x ne jave   ne  ora 03:30

.
.
Linja e  SELANIKUT
tirane qytetet e greqise
 drejtimi nga  kakavija
 ora  e nisjes  03.30  am
DESTINACIONI
  ÇMIMI
  DITET E NISJES
METSOV
  70 €
  E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
KALABAKA 
  70 €
  E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
TRIKALA 
  70 €
  E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
LARISA 
  70 €
  E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
SELANIK
  70 €
  E  Merkure  , E Premte  , E  Diele

Linja e  ATHINES

tirane qytetet e greqise
 drejtimi nga  kakavija
 ora  e nisjes  03.30  am
DESTINACIONI
 ÇMIMI
  DITET E NISJES
JANINE
70 €
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
ARTA 
70 €
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
AGRINJO
70 € 
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
PATRA ( RIO )
70 €
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
EGJO
70 € 
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele 
KORINTH 
70 € 
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
ATHINE
70 € 
E  Merkure  , E Premte  , E  Diele
Linja e  KALLAMATES
tirane- qytetet  e  Greqise
 drejtimi ng a kakavija
 NISJA NE  ORA  03.30  AM
  DESTINACIONI
 ÇMIMI
DITET   E  NISJES

LECHAINA   

 80 €

  E Merkure  , E Premte

AMALIADA     

 80€

 E Merkure  , E Premte

PIRGOS        

 80 €

 E Merkure  , E Premte

ZAHARO       

 80 €

 E Merkure  , E Premte

KYPARISIA   

 80 €

 E Merkure  , E Premte 

KALLAMATA 

 80 €

 E Merkure  , E Premte 

.
Kushtet e  levizjeve ne  kohen e Pandemise  Covid 19

Mundet te udhetojne ne vajtje pa problem vetem personat me dokumenta:
1- leje qendrimi Greke ,
2- leje qendrimi te cdo vendi te BE,
3- shtetas me pashaporte te cdo vendi te BE
4- personat me viza pune apo studenti.
5- personat me viza bashkim familje.
6-personat  me   leje  pune  Sezonale

Personta  qe udhetojne   duhet te  kene me vete
- Passenger Locator Form (PLF) e  plotesuar nga Dispeceri i  operatorit
- Tampon PCR COVID 19 Negativ jo me i  vjeter  se 72  ore
.

KUSHTET E LEVIZJES SE LIRE ME PASAPORTE BIOMETRIKE NE BE JANE :

 

Çfarë dokumentesh duhen për të udhëtuar?

     Në rastin kur pasagjerit nuk i kërkohet vizë hyrjeje për në destinacionin ku udhëton, atëherë 

     dokumentacioni për udhëtim duhet të përfshijë:


- pasaportën biometrike;

- bileta e Udhetimit  vajtje  ardhje

- siguracionin e shëndetit për udhëtimin për ditët e qëndrimit;

- ftesën orgjinale  nga pala pritëse ose, në mungese të saj, rezervimin e vlefshëm të hotelit;

- mjete monetare të mjaftueshme për të siguruar qëndrimin (minimalisht 80 euro në ditë)


Rregullore per transportin nderkombetar

Disa informacione përpara se të filloni udhëtimin...

1. PRENOTIMI DHE BLERJA

Gjenden më shumë  agjenci në Shqipëri dhe Greqi të cilat mund të shesin ose japin informacion mbi udhetimet dhe cmimet.

2. CALL-CENTER

Mund të telefononi cdo ditë të javës, përfshirë të shtunën dhe të dielën nga ora 09:00 deri në orën 19:00 . Ju kujtojme se prenotimi bëhet vetëm me blerjen e biletës


3.MODIFIKIMI I  BILETES

Udhëtuesit mund të modifikojnë biletat e blera pranë agjencive përkatëse. Ndryshimi i datës do të pranohet ne  cdo rast:


4. INFORMACIONE

Informacionet mbi oraret, cmimet dhe ofertat jepen në orarin zyrtar në numrin telefonik 

+355 422346197. Në këtë numër mund t'Ju jepet informacion në kohë reale mbi vendet e lira dhe cmimet përkatëse. Oraret, cmimet dhe numri i ndenjëses Ju percaktohet në momentin e blerjes së biletës. Jashtë orarit zyrtar informacioni mund të merret nëpërmjet adresës elektronike info@erlitravel.com

5. BILETA

Bileta përbën dokumentin përfundimtar të udhëtimit dhe mund të blihet pranë agjencise

6. PREZANTIMI PARA NISJES

Pasagjerët duhet të paraqiten 30 min para orarit të nisjes së autobusit. Në kohë fluksi paraqitja është e detyrueshme 45 min. para nisjes. Në rast mosparaqitje në kohët e caktuara më lart, vendi konsiderohet si i lirë dhe i gatshëm për tu rishitur tek pasagjeri ardhshem.

7. BAGAZHET

Përmbajtja e bagazheve nuk sigurohet dhe është në ngarkim të secilit pasagjer. Shoqëria ruan të drejtën për të kryer kontrolle mbi bagazhet e transportuara dhe dokumentet e udhëtimit në cdo moment deri në mbërritjen e tij në destinacion. Etiketimi i bagazheve bëhet për t'ju ardhur në ndihmë kontrolleve doganore dhe të autoriteteve publike dhe kjo nuk do të thotë marrje në dorëzim. Kompania qe ben Transportin nuk mban asnjë përgjegjësi në rast vjedhje, ndërhyrje apo humbje të bagazheve. Udhëtuesi ka të drejtën e transportit falas të bagazheve të dorës dhe mund ta sistemojë atë në vendin e përcaktuar brenda në bord pa shkaktuar shqetësim për të tjerët. Në rast humbje të bagazheve duhet të njoftohet Kompania qe ben Transportin

Në rast se bagazhi gjëndet, pasagjeri duhet të kujdeset vetë për tërheqjen e tij.

8. DOKUMENTET PER KALIMIN E KUFIRIT DHE VIZAT

Kushti themelor për të gjithë pasagjerët është të jenë të paisur me dokumente të rregullta dhe të vlefshme për kalimin e kufirit. Në këtë mënyrë asnjë pasagjer nuk do të lejohet të udhëtoi në mungesë të tyre dhe në këtë rast nuk do të bëhet asnjë rimbursim në favor të atij që thyen këtë rregull.

9. NDALESAT NE RESTORANTE DHE TUALET

Ndalesat në restorante dhe tualet janë të parashikuara gjatë udhëtimit. Udhëtarët duhet të respekojnë në mënyrë të përpiktë kohën e përcaktuar të ndalesës. Bazuar në këto ndalesa, përdorimi i tualet-it në bord do te lejohet vetëm në raste emergjence.

10. DUHANI

Konsumimi i duhanit është i ndaluar në të gjitha mjetet e linjave

11. TRANSPORTI I TE MITURVE

Të miturit nën moshën 18 vjec nuk u lejohet udhëtimi nëse nuk janë të shoqëruar nga një i rritur. Fëmijët poshte  moshës 18  vjec duhet të paisen me një prokure  të leshuar nga prindërit.

12. TRANSPORTI I KAFSHËVE

Transporti i kafshëve nuk lejohet në mjetet  e linjes 
=== Nderprerje te shërbimit dhe këshilla për udhëtimin

Në rast se shërbimi anullohet për shkak të kushteve meteorologjike, operative ose rrethana të tjera te paparashikuara, kompania do të njoftoje pasagjeret  nëpërmjet faqes në internet si edhe në të gjitha pikat e autorizuara. Këto këshilla për udhëtimin do të përditësohen sipas ndryshimit të rrethanave dhe kushteve.

.