Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Atrium   3* Superior  - Halkidiki

Atrium   3* Superior  - Halkidiki

 

Nën diellin e artë, midis ullishteve shekullore dhe pishave impresionuese në Halkidiki, mbi ujërat smerald të gjirit Kasandra, këtu në Pefkohori, Atrium Hotel hap krahët e tij për të mirëpritur vizitorët. Hotel Atrium është zgjedhja e duhur për çifte, familje dhe grupe në kërkim për një qëndrim relaksues dhe të këndshëm në Halkidiki.

Shërbimi dhe mikpritja e veçantë e stafit të përgatitur dhe miqësor do të bëjë klientët që të ndihen si miq.

Pishina e madhe dhe pishina e fëmijëve ofrojnë relaks për ata që duan të shijojnë freskinë dhe njëkohësisht të marrin rrezet e diellit.

Hoteli me 3*S  ndodhet në Pefkohori pranë gjirit të Kassandrës ne Halkidiki. Hoteli ka një kapacitet prej 110 dhomash të dekoruara me shije të hollë dhe të pajisura më së miri.

Restoranti i hotelit shërben bufe Amerikane ne mëngjes ndërsa darka ofrohet në një larmi të pasur përzgjedhjesh midis kushinës mesdhetare dhe asaj ndërkombëtare.

Bar AVRA qe ndodhet pranë pishinës është i hapur që në mëngjes deri në mbrëmje vonë dhe shërben pije, kokteje dhe ushqime të lehta.

Aktivitetet që mund të kryhen në hotel janë: - Basketboll; - Shah; - Tenis; - Pishinë; - Beach Volley; - Billardo;


  Koncepti “All Inclusive “ përfshin:

- Mëngjesin bufe, Drekën dhe Darkën.
- Pijet e vendit alkoolike si , Raki, Birra dhe Verë vendi dhe pije jo alkoolike, pije freskuese dhe lëngje frutash vendi, kafe, caj


Gjithashtu Hoteli ofron:

- Kënd Interneti; - Shërbime zyre (fotokopje, fax); - Staf që komunikon në disa gjuhë të huaja; - System zgjimi; - Frigorifer;

- Hoteli bashkepunon me nje beach bar ne plazh, çadrat jane pa pagese me konsumimin minimal tek beach bari.

- peshqirët janë me depozitë 10 euro te cilat rikthehen pasi dorezohen peshqirët

- Kondicioneri funksionon gjatë muajve Korrik dhe Gusht


Kujdes:
Nga 1 Janari 2018, në të gjithë Hotelet e Greqisë aplikohet Taksë lokale Qëndrimi. 
Klientë DUHET ta paguajnë direkt në Hotel. 
Taksat janë: 
• Hotel 5*: €4.00 për dhomë në natë
• Hotel 4*: €3.00 për dhomë në natë
• Hotel 3*: €1.50 për dhomë në natë
• Hotel 2* dhe 1*: €0.50 për dhomë në natë


Më Shume Detaje: Distancat:

Selanik - 105 km
Aeroporti: - 95 km
Port: - 105 km
Supermarket: - 500 m
Fshati Qendra: - 500 m
Plazh: - 800 m

Hoteli ne Harte

Atrium hotel halkidiki
.

Atrium Hotel  3*S

 

Çmimet e dhomave

» Dhomë Standart (Max: 2 Rritur + 1 Fëmijë)  Tarifa

nga 25/04/2019 në 19/05/2019

€ 71.76

nga 20/05/2019 në 13/06/2019

€ 86.25

nga 14/06/2019 në 09/07/2019

€ 100.51

nga 10/07/2019 në 25/08/2019

€ 129.26

nga 26/08/2019 në 10/09/2019

€ 112.47

nga 11/09/2019 në 30/09/2019

€ 86.25

nga 01/10/2019 në 14/10/2019

€ 71.76

 

Çmimet për dhomë, akomodimi gjysëm pensioni