Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

 Amsterdam -Mynih -  Pragë - Beograd , 8 Ditë €399, Nisja më 24 Nentor

Split Vien Beograd me autobus
Beograd ,Serbi -BEG
Prague  Çeki  - PRG
budapest  Hungari BUD

Dita e Parë:

Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin kroat për në Zadar. Mbrritja në Zadar. Sistemimi  dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë, ku vizitohet Kryeqyteti slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë e shkurtër në Salzburg. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Mbrritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Amsterdam. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Amtserdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17.  Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hotel.  Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.  

Dita e Gjashtë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Amsterdami me autobus për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel. Viizitë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë, Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Praga me autobus për në Budapest. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë:

Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

Nisja më 24 Nëntor

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshepërfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me Autobus Tiranë - Ljubljanë - Mynih - Amsterdam - Pragë - Budapest - Beograd - Tiranë.
2. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
zadar - mynih -amstrerdam - Prage -  Beograd
 
 
Çmimet e dhomave
 » PRAGE
nga 24/11/2018 në 01/12/2018
 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
.
  € 399.00
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
.
.
Prague
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate

.