Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Amsterdam , Hage dhe Rotterdam , 4  dite 

Detajet e turit

Dita e Parë : Fluturimi direkt Tiranë - Eindhoven. Nisja në orën 06:05. Mbrritja në Eindhoven në orën 08.55. Transferimi me Autobus në Utrecht. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e qytetit. Duke udhëtuar me autobus do te keni mundësinë te vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit. Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Magna. Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.


Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja per në aeroport. Fluturimi me avion direkt në orën 09:30. Mbrritja në Tiranë në orën 12:00.


Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
OPSIONALE:

Nga data  23 Mars deri në datën 14 Maj është i hapur  KOPSHTI I TULIPANËVE në Amsterdam : 
Në turet e këtyre datave do të organizohet OPSIONALE TRANSFERTA DHE HYRJA në KOPSHTIN E TULIPANËVE
Pagesa extra 35 euro per person, ku përfshihet transfera dhe hyrja 
 * TË GJITHA REZERVIMET DO TË KRYHEN PARAPRAKISHT NË MOMENTIN E REZERVIMIT. 

Kujdes:
(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)
Ne cdo rast programi zbatohet i plote.
.
.
amsterdam-hage-roterdam
.
 
Çmimet e dhomave
 »  Amsterdam
  4 dite   
 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
 04 Qershor 2023
 € 429
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
.
.
.
.