Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

 Viene - Prage-Bratislave - Budapest - Beograd  , 7  dite 239 € 

Dita e Parë,

23 Nëntor 2017: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel.


Dita e Dytë,

24 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.


Dita e Tretë,

25 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.


Dita e Katërt,

26 Nëntor 2017: Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.


Dita e Pestë,

27 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Gjashtë,

28 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.


Dita e Shtatë,

29 Nëntor 2017: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.


Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Split - Zagreb - Vjenë - Pragë - Budapest - Beograd - Prishtinë - Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Udhëtimi për në Karlovy Var.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
Split - Viene - Prage - Budapest - Beograd
 
 
Çmimet e dhomave
 » PRAGE
nga 23/11/2017 në 29/11/2017
 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
 
  € 239.00
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
Prague
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate

.