Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Udhëtim në Australi, 13 Ditë €2499

A U S T R A L I


Nga  data  04 - 16  Maj 2018

 

Dita e Parë, 4 Maj 2018:

Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Doha - Sydney, me Qatar Airways. Nisja nga Shkupi në orën 12.45, Mbrritja në Doha, Qatar në orën 18.40. Nisja nga Doha në orën 20.15. 

 

Dita e Dytë, 5 Maj 2018: 

Mbrritja në Sydney në orën 17.35. Pritja në Sydney dhe Transfertë në Hotel. Sistemimi në Hotel. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tretë, 6 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Sydney: Lagjet The Rocks, King Cross dhe Darling Harbour, Ndërtesën e Famshme të Opera House dhe Urën Sydney Harbour Bridgen nga pika Milsonns Point. Pasdite, vizitë në Plazhin e famshëm të Surf-it Bondi Beach , The Gap në Watsons Bay , Vaucluse , Double Bays dhe Paddington . Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt, 7 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë Panoramike në Sydney: Konservatori Muzikës, Baza Detare Mbretërore, Ishulli Garden, Katedralja St. Mary, Hyde Park, Parlamenti, Bashkia, Kopshtet Botanike Mbretërore, Sydney Tower dhe Chinatown. Pasdite vizitë në Seaforth, nëpërmjet Urës The Spit dhe në Plazhin Manly. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Pestë, 8 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë Opsionale në Parkun Zoologjik Taronga. 6 orë me gjithë udhëtimin. Fjetje në Hotel

 

Dita e Gjashtë, 9 Maj 2018: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Canberra, Kryeqyteti i Australisë. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Canberra: Parlamenti i Australisë, Memoriali i Luftës, Rezidenca e Kryeministrit, Memoriali Ujëhedhës i Kapitenit Cook, Kulla Carillon Bell, Biblioteka Kombëtare dhe Gjykata e Lartë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Shtatë, 10 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Melbourne. Udhëtimi zgjat rreth 8 orë pa ndalesa. Gjatë udhëtimit, ndalesa të shkurtra dhe ndalesë rreth 1 orë për shlodhje në qytezën Albury. Mbrritje në Melbourne. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

 

Dita e Tetë, 11 Maj 2018: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Melbourne: Lagja Little Italy me Lygon Street, Universiteti Melbourne, Ndërtesa Mbretërore e Panaireve dhe Muzeumi, Parlamenti, Teatri Princess, Katedralja St. Patrick's, Shtëpiza e Kapitenit Cook dhe Kopshtet Fitzroy, Banesat e Melbourne Lindor, Stadiumi Melbourne Cricket Ground, Collins Street - Paris End, Queen Victoria Market, Chinatown, Royal Arcade, Block Arcade, Centre Place & Degraves Street, Mbaron ne Sheshin Federation Square. Pasdite Opsionale, ngjitje në Kullën e famshme Eureka në katin 88. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Nëntë, 12 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Melbourne: Kopshtet Mbretërore Botanike, Docklands dhe Stadiumi Etihad, Ura Bolte Bridge, Rruga Acland, Lagjet Elwood dhe Brighton, Rruga Ftzroy në St Kilda dhe mbaron në Parkun Albert. Pasdite Opsionale, shëtitje 2 orë me anije poshtë dhe sipër lumit.

 

Dita e Dhjetë, 13 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Apollo Bay. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Ndalesë në Apollo Bay. Vazhdon udhëtimi në Parkun Kombëtar Great Otway dhe në Parkun Kombëtar Port Campbell, ku bëhen ndalesa në Gibson Steps, 12 Apostujt, Razorback, Loch Ard Gorge, ku përfundon turi. Kthimi për në Melbourne. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Fjetje në Hotel

 

Dita e Njëmbëdhjetë, 14 Maj 2018:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë Opsionale në Ishullin Philllip dhe Vizitë Paradës së Pinguinëve, Fermës Churchill, Qendrës së Ruajtjes së Koala-ve etj. 8 orë me gjithë udhëtimin. Fjetje në Hotel.

 

Dita e Dymbëdhjetë, 15 Maj 2018: 

Mëngjesi në Hotel. Pasdite të lirë, Transfertë në Aeroportin e Melbourne. Fluturimi Melbourne - Doha - Shkup me Qatar Airways. Nisja nga Melbourne në orën 21.35.

 

Dita e Trembëdhjetë, 16 Maj 2018:

Mbrritja në Doha, Qatar në orën 05.15. Nisja nga Doha  në orën 06.55, Mbrritja në Shkup në orën 11.055. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë. Mbrritja në Shqipëri.

 

Kujdes:

Personat që regjistrohen për këtë udhëtim, duhet të kenë si qëllim VETEM udhëtimin.

Personat që regjistrohen për këtë udhëtim, duhet të përgatisin vetë të gjithë dokumentet për aplikimin. Ne vetëm printojmë, skanojmë, fotokopjojmë, ndihmojmë në përkthimin e dokumenteve për aplikim.

Nuk garantojmë marrjen e Vizës.

Shpenzimet e Vizës paguhen direkt tek Autoritetet Australiane.

 

Për shkak të Kohës për aplikimin për vizë, Rezervimet mbyllen më 1 Mars.

 

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:

-Bileta e avionit vajtje – ardhje Shkup -Sydney dhe Melbourne - Shkup, nëpërmjet Qatar.

-Akomodimi në hotele.

-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.

-Shëtitjet me autobus (sipas programit)

-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Australiane në disa shëtitje.

-Hyrjet sipas programit.

 

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Programet e shënuara Opsionale.

3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën.

4. Viza dhe Shpenzimet për Dokumentet e Vizë paguhen nga klientë.

Nuk garantojmë marrjen e Vizës.
Shpenzimet e Vizës paguhen direkt online tek Autoritetet Australiane dhe kushton rreth €92 (AU$140). Nëse ju kërkohet për të dhënë edhe Shenjat e Gishtave ka pagesë rreth 8.000 lekë.
Dokumentat që klientët duhet të përgatisin për Aplikim (Sipas Informacionit Zyrtar në Formularin e Apikimit):
- Kopje e noterizuar e Pasaportës në faqen kryesore dhe faqet ku janë viza dhe vula të udhëtimit.
- Fotografi e re pasaporte,
- Vërtetim i pagesës së vizës online,
- Fotokopje të përkthyera dhe noterizuara të Dokumente Personale për:
    - Llogari bankare
    - Prona të Patundshme
    - Pronësi mbi Kompani dhe Pasuri të tjera.
- Dokument nga Punëdhënësi ose Shkolla që lejoheni të ndërprisni Punën apo Shkollën gjatë Udhëtimit.
Autoritetet Australiane mund të kërkojnë:
- Marrjen e Shenjave të Gishtave
- Siguracion Udhëtimi dhe Mjekësor
- Vërtetim me Ekzaminime dhe teste Mjekësore,
etj.
Për të aplikuar Online kliko:
https://online.immi.gov.au/lusc/login
.
australi
.
 
Çmimet e dhomave
Australi
04 - 16/05/ 2018
  Tarifa
Dhomë Standart   (Max: 3 Rritur)
                            .
 € 2499.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
sydney
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate