Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Ski në Bogë, nisje çdo të Shtunë, 2 Ditë, €60

Boge (Rugove) 1,2 Janar, 2 dite €60 Hotel 5*
► 6, 13, 20, 27 Janar (Ne date 1 & 2 Janar, hoteli organizon mbremje festive, opsionale 40€/person)
► 3, 10, 14, 17, 24 Shkurt

PROGRAMI:
 
Dita parë: 
Nisemi nga Tirana në orën 6:00, ndalesë e shkurtër në liqenin e Fierzës, për pushim për kafe. Pas pushimit nisemi për  ne Peje. Vetëm 10km larg Pejës, ndodhet Ujëvara e Drinit ose Ujëvara e Bardhë sic njihet ndryshe (është burimit i Drinit të Bardhë) do të jetë ndalesa e jonë e rradhes ku do te konsumojme dhe dreken ne restorantet e zones.  Pas Ujëvarës së Drinit nisemi drejt Deçanit për të vizituar manastirin 800 vjeçar të Shën Stefanit. Manastiri është unikal në Ballkan, pasi është ruajtur i paprekur gjatë gjithë ekzistencës së tij. Do të njihemi me legjendën e Shën Stefanit, bukurinë e pikturave në Manastir, gjithashtu do mund të bleni produkte të prodhuar nga vetë murgjit që jetojnë në Manastir (si verë, raki, bulmet, artizanale, etj me cmime shume ekonomike). Kthehemi ne Peje ku akomodimi do te jete ne Hotel Dukagjini 5*. Pasditja e lire per te shijuar facilitetet e hotelin si Pishina, Sauna, Jakuzzi, Palester etj.
 
Dita e dytë:
Pas mengjesit ne hotel, udhëtimi ynë vazhdon drejt Luginës së Rugovës. Per 30 minuta do të shijojmë peisazhet piktoreske që të ofron udhëtimi nëpër këtë luginë përrallore. Një peisazh i gërshetuar midis pikturave shkëmbore mbi 2200 m lartësi, ujëvarave përshkruese në shpate mali dhe borës që ka pushtur cdo degë peme. Mbërrijmë në Bogë, ku ndodhet edhe pista e skijimit të Rugovës. Kohe e lire per ski dhe dreka ne restorantet ne piste.
Rreth ores 16:00 kthimi per Tirane. Ndalesa te shkurtra gjate rruges, mberitja ne Tirane pasdite vone.
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
1) Këpucë të përshtatshme për mal dhe borë.
2) Shall, doreza, kapuç dhe xhup të trashë.
3) Lëngje (pije freskuese ose ujë, për gjatë udhëtimit)
4) Kartën e Identitetit ose Pashaportën për kalimin e pikës kufitare në Morinë
 
►Çmimi i udhëtimit 60 euro për person ku përfshihen:
• Transportin *Tiranë – Bogë – Tiranë (dhe të gjitha lëvizjet e tjera sipas pogramit)
• Guidën gjatë gjithë udhëtimit
• Fjetjen në hotel Dukagjini 5* 
• Darka e ditës se parë  + mëngjesi i ditës se dytë
• Perdorimi i faciliteteve te hotelit, pishina, sauna, jakuzzi etj.
 
►Në çmim nuk përfshihen:
• Drekët e secilës ditë
• Qeraja e pajiseve të skive (5 euro për gjithë diten)
.
.
Boge 
 
 
Çmimet e dhomave                                         
 »  Boge, 2 dite
  Janar  2018
 TARIFA
Dhomë Standart (Max: 2 Rritur)
.
 € 60.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe       
.
 
.
boge peje
 

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrata