Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Vjeshte  në Kryeqytetet Skandinave, 5 Ditë €569

SKANDINAVI - 04-08 Tetor

Dita e Parë

Nisja me autobus  ne orën 20:30 nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit (më 03 Tetor). Fluturimi direkt Shkup - Malmö. Nisja nga Shkupi në orën 06.05. Mbërritja në Malmö në orën 08.45. Transferimi në Kopenhagen. Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Kopenhagenit ku do të vizitohet një nga sheshet kryesore të qytetit Radhusplatsen ku gjendet bashkia e Kopenhagenit. Do të shkojmë tek Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti actual Denez. Në vazhdim do vizitojmë Pallatin Rosenborg. Për drekë do të ndalojmë tek Katedralja e Kopenhagenit ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn. Gjatë pasdites do të vizitojmë dhe sheshin qëndror Amalienborg ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kishën e Frederikut, Shatërvanin Gefyon, si dhe Sirenën e vogël të Hans Peter Andersen. Do ta mbyllim vizitën tonë në pjesën më të bukur padiskutim, ku do qëndrojmë për një kafe, në Nyhavn si dhe tek fabrika e një prej birrave më të njohura në botë Calsberg. Kthimi në Malmö. Fjetje në hotel në Malmö.

Dita e Dytë

ëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmo, si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe "Lilla Torg". Paradite, nisja për në Helsingborg. Udhëtimi deri në Helsingborg zgjat 50 minuta. Aty do të vizitojmë për rreth 1,5 orë pjesët më të bukura në qytet si bashkinë e qytetit, sheshin qëndror Stortorget, Kështjellën Kärnan. Më pas do të nisemi për në Göteborg ku fillimisht do të ndalojmë për drekë tek qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Më pas do të vizitojmë monumentet me interesante në qytet si Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qytetin e vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshtin mbretëror Kungsparken, Lagjen e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”. Në fund do të vizitojmë sheshin Götaplatsen ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut. Në pasdite do të nisemi për në Oslo. Mbërritje në Oslo në darkë. Akomodim në hotel në Oslo.

Dita e Tretë

Mëngjesi në hotel. Fillimisht do të vizitojmë Kështjellën Akershus, kështjellën mesjetare qytetit dhe më vonë tek bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez. Pastaj do të shkojmë tek Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner". Do vazhdojmë me pistën e skive Holmenkollen. Gjatë drekës do të nisemi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Gjatë darkës do të mbërrijmë në Stokholm. Akomodim edhe sistemim në Stokholm.

Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Do fillojmë guidën nga Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij. Do të vizitojmë Bashkinë e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, qytetin e vjetër si dhe ishullin qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshin qëndror të qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Kthim në hotel në Stockholm, akomodim në hotel.

Dita e Pestë

Mëngjesi në hotel.  Skavsta. Në orën 09:50 kemi fluturimin nga Skavsta për në Shkup. Mbërritje në Shkup në orën 12:50. Nisja me autobus nga aeroporti i Shkupit drejt Tiranës.


Me Shume Detaje: Në pagesën 569 Euro përfshihen:
1. Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
2. Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Shkup - Malmö dhe Stokholm - Shkup.
3. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
4. Akomodimi në hotel për 1 natë në Malmö, 1 natë në Oslo, 2 netë në Stockholm.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 42x32x25cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
.
.
kryeqytetet e skandinavise
.
 
Çmimet e dhomave

» Vjeshte

nga 04/10/2018 në 08/10/2018

 Tarifa
 Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
.
 € 569
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
stockholm
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+kontrate

.