Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Shkup -  Beograd - Prishtine , 3  dite 89 €

B E O G R A D
27 Tetor  , 3 Dite  89€ ,  BB

Dita e Parë, 

Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Shkup. Gjatë mesditës do të vizitohet kryeqyteti i Maqedonisë dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit "Porta Makedonija", statujat e Tsarit Samiul dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare "Makedonija Ulica", Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit. Do qëndrojmë në Shkup për të konsumuar drekën edhe gjatë pasdites do të nisemi për në Beograd. Rruga për në Beograd do të kalojmë nga lugina e preshevës, aty ku gjendet minoriteti Shqiptar në Serbi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbërritja në Beograd, sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe "Bllokun" e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica", ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty. Darka e lirë. Akomodimi në hotel ne Beograd.

Dita e Tretë

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë "New Born", bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.



Me Shume Detaje: Çmimi €89 përfshin:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS.NE KETE RAST  PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

.
.
Shkup -   Beograd - Prishtine
 
 
 Çmimet e dhomave
 »Beograd
nga 27/10/2017 në 29/10/2017
 Tarifa
Dhomë Standard (Max: 2 Rritur + 1 Fëmijë ose 3 Rritur)
.
 € 89.00
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
 
 
.
Belgrade
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+Kontrate