Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

REGULLORE

  1. KUPTIMI „ PAKETE TURISTIKE“ DHE TE DREJTAT E SHITJES SE TYRE
  2. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61,të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008 për mbrojtjen e konsumatorit,të dy, si orgaizuesi edhe shitësi i paketave turistike, duhet të jenë të licencuar për të kryer aktivitetet e tyre.Personat apo subjektet qe nuk kane keto atribute, jane te zhveshur nga e drejta e shitjes se ketyre paketave dhe nuk mundet kurresesi te luajne rolin e nje SUBAGJENTI te komisionuar.
  3. Konsumatori ka të drejtë të marrë një kopje të kontratës së paketes turistike, (në përputhje me Nenin 47 pika 8 te ligjit i cili është dokument i nevojshëm për të aplikuar për marrjen e nje vendimi në bazë të pikes 19 të po ketij neni)
  4. Paketa Turistike perbehet nga transporti dhe akomodimi te reklamuara dhe te shitura se bashku nga nja shites i njohur si TOUR OPERATOR.Sherbime te tjera shtese mund ti bashkengjiten kesaj pakete si :
    1. Transferta te ndryshme
    2. Excursione dhe aktivitete te ndryshme te ofruara gjate periudhes se pushimeve
    3. Guida dhe perkthyes etj etj.
  5. Transporti mund te jete me linja te rregullta skeduli ose nepermjet linjave ajrore charter vendase ose te huaja.
  6. Akomodimi mund te jete i formave dhe niveleve te ndryshem me trajtime ushqimore te standarteve dhe formave te ndryshme gjithashtu.
  7. Paketat turistike , jane te organizuara nga Tour Operatori dhe i shiten konsumatorit nga nje Agjent Udhetimesh.Disa Agjente jane te punesuar nga Tour Opratori , te tjere jane te pavarur.
2. Baza ligjore
Kontrata e shitjes së një pakete turistike përvec kushteve të përgjithshme është gjithashtu e rregulluar nga nenet e paraqitura në dokumentacionin e udhëtimit, i cili i jepet konsumatorit. Kjo kontratë, ka të bëjë me aranxhimin e udhëtimit, pushimet dhe shitjen e shërbimeve turistike të rregulluara me anë të Ligjit nr. 1084, të 27 Dhjetor 1977, e ratikuar dhe e ekzekutuar nga Konventa Ndërkombëtare e Kontrateve të Udhëtimit, e nënshkruar me 13 Prill 1970 në Bruksel. Kontrata në distancë e nënshkruar nga konsumatori, (për të gjitha aplikimet për kontratat për shërbimet e kohës së lire), është subjekt i Legjislacionit për Kontratat e Paketave të udhëtimit në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 61, të ligjit nr 9902, datë 17.04.2008.
3. Informacion i detyrueshem - skeda teknike
a. Organizimi teknik Erlitravel&tours.,
Rruga Hoxha Tahsin ,Nr217
b. Autorizimi administrative, Licenca Nr. date nga Ministria Turizmit.
c. Katalogu present eshte i vlefshem nga data ......................................
d. Kompania ajrore qe kryen fluturimet eshte ……………………………………………………………..
e. Tour Operator Organizues ne Shqiperi  eshte Plazh.com
f. g. Vlefshmëria e paketave turistike të ofruara nga Erlitravel gjendet
ne web sitin www.erlitravel.com paketës turistike ,në katalog ose broshure.
h. Ndryshimi në kursin e këmbimit Eur – Usd ose ne cmimin e fuel mund
të sjellë ndryshim në cmimin e paketave turistike.
4. Rezervimi
• Rezervimi mund të bëhet vetëm pas pranimit të kushteve të
përgjithshme të kontratës nga ana e konsumatorit. Kontrata merret
parasysh kur Agjensia  konfirmon rezervimin, me informacionet
përkatëse te shkruara, përmes email, fax ose me anë të telefonit. Specifikimet rreth paketës ose shërbimeve turistike shtesë janë të përfshira në shënimet dhe detajet e ofertës dhe paraqiten para nënshkrimit të kontratës, si parashihet nga ligji në fuqi. Në rast se produkti turistik i krijuar nga Erlitravel I reklamuar ne web ose i botuar në broshurë kërkon një numër minimal të pjesëmarrësve, organizatori ka të drejtë të mos kryej udhëtimin nëse numri minimal i pjesëmarrësve nuk është arritur.
5. Pagesat
a. MInimumi 50 % e cmimit te plote te paketes, duhet te depozitohet
në kohën e rezervimit dhe e gjithe shuma duhet te jete e paguar perpara udhetimit. Në rastet kur bëhet anullimi i prenotimit, në bazë të art. 8, organizatori ka të drejtën legjitime të mbajë shumën e marrë si pagesë të pjesshme e vlefshme për të mbuluar penalen e anullimit. Mospagimi i shumave të lart permendura në datat e duhura ka nje klauzolë të vecantë që përcakton anullimin e kontratës së shitjes së paketave turistike, përveç kompensimit për dëme të mëtejshme që i janë shkaktuar organizatorit.
6. Çmimet
a. Cmimi i paketave turistike është publikuar ne katalog dhe ne faqen
internet, eshte i shprehur ne EUR dhe bazohet në cmimet e
kontraktuara nga organizatori per Hotele, cmimet e transportit me
avion duke llogaritur cmimin e karburantit 500 USD/Ton f.o.b. dhe
shpenzime shtesë, si p.sh. taksa të detyrueshme që paguhen në vend
janë gjithmonë të specikuara në shënimet dhe detajet e ofertës.
• Cmimi mund të ndryshojë deri në 20 ditë para nisjes dhe vetëm nëse ndryshojnë elemente si: kostoja e transportit duke përfshirë koston e karburantit; taksat dhe tarifat e disa prej shërbimeve turistike, si taksat e uljes dhe ngritjes se avioneve; kursi i kembimit që i aplikohet paketave. Për sa i përket ndryshimeve të tilla, ata do ti referohen kurseve të kembimit dhe kostove të lart përmendura, gjithashtu dhe cmimeve përkatëse të përmendura në momentin e aplikimit të rezervimit.
7. Detyrimet e Prenotimeve dhe Penalet
a. Prenotimi do behet nga agjensia duke perdorur formularin e rezervimit. Organizatori ne cdo prenotim duhet te informoje konsumarorin per kushtet e paketes dhe kushtet e pergjithshme te blerjes se tyre e te penaleve ne rast anullimi, duke i marre nenshkrimin atij/asaj ne fund te formularit.
b. PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se llimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.
8. Anullimi nga ana e Konsumatorit pa penale
Konsumatori mund të tërhiqet nga Kontrata, pa paguar penale në rastet qe vijojne:
• - Rritja e cmimit (sipas nenit 6 me siper) me shume se 10%.
• - Ndryshime të rëndësishme të një ose disa elementeve të kontratës, të cilat cilësohen thelbësore për realizimin e plotë të paketave turistike por para nisjes, të papranuara nga konsumatori. Në rastet e lartëpermendura, konsumatori ka të drejtë :
-Të ketë përparësinë e një pakete turistike alternative, pa kosto ekstra ose me kthimin e shumës në rast të shtese pageses nëse paketa e dytë turisitke është më e ulët se e para.
- Të marr përsipër vetëm shumën e parave tashme të dhëna. Rimbursimi duhet të bëhet brënda 7 ditë pune nga koha e marrjes së formularit të shkruar të aplikimit për rimbursim.
• Konsumatori duhet të paraqesë vendimin e tij (pranon ndryshimin ose terhiqet) brënda dhe jo me gjate se dy ditë pune nga momenti që i është dhënë njoftimi për ngritjen ose ndryshimin e çmimeve. Në mungesë te komunikimit te prerë, brenda kohës së lart përmendur, propozimi i formuluar nga organizuesi konsiderohet si i pranuar.
9. Ndryshime nga konsumatori
• Modifikimet e kerkuara nga konsumatori per nje prenotim te pranuar e kontraktuar nuk jane te detyrueshme per organizatorin. Në rast se organizatori mundet ta realizoje ndryshimin qe konsumatori i kerkon, konsumatori ka te drejten te beje kete ndryshim kundrejt pageses 25 EUR per cdo person qe kerkohet ndryshimi, pervec pageses se kostos perkatese qe vjen nga diferenca e cmimit te Hotelit dhe e cmimit te avionit sipas sezonalitetit.
10. Ndryshime nga organizuesi
• Në rast se pas nisjes organizuesi nuk mund të ofrojë, për cfarëdo lloj arsyeje (pavarësisht rrethanave që varen nga konsumatori) një pjesë të rëndësishme të shërbimit që përfshihet në kontratë, zgjidhje alternative duhet t’i ofrohen konsumatorit pa pagesë shtesë. Nëse vlera e shërbimit të ofruar është më e ulët se vlera e shërbimit të parashikuar, ndryshimi midis tyre do të rimbursohet.Nëse nuk është e mundur një zgjidhje alternative ose nëse zgjidhja e ofruar nga organizuesi është refuzuar nga konsumatori për arsye serioze dhe të justikueshme, organizuesi do të ofrojë një transport falas të barabartë me atë të parin, i cili duhet të ishte përdorur për të shkuar në pikën fillestare të nisjes, ose te një vend i paracaktuar që të jetë i mundshëm. Konsumatori do të rimbursohet sipas kostos së shërbimeve të parashikuara dhe kostos së shërbimeve të dhëna deri në momentin e kthimit të parashikuar.
11. Transferimi i rezervimit
Konsumatori ka të drejtë të zëvendësohet nga një person tjetër ne se:
a. jep një njoftim me shkrim Organizuesit të pakten 4 ditë pune para datës së nisjes, duke dhene në të njëjtën kohë emrin dhe mbiemrin e personit zëvendësues;
b. Zëvendësuesi i përmbush të gjitha kushtet për realizimin e sherbimit, kërkesat që kanë të bëjnë me pasaportën e udhëtimit, visën, sigurimin shendetesor, akomodimin ne hotel dhe transportin;
c. Personi zëvendësues duhet të rimborsoje organizatorit shpenzimet qe ky ben per zevendesimin
d. Konsumatori që heq dorë, është përgjegjës për pagesën e saldos se cmimit te paketes si dhe tarifës shpenzimeve per zëvendësimin të cituara në pjesën c) të artikullit.
e. Për sa i perket disa prej shërbimeve, mund të ndodh që palët e treta që ofrojnë shërbimin mund të mos pranojnë ndryshimin e emrit edhe nëse është bërë sipas rregullave të cituara në pjesën a) të artikullit. Agjensia  nuk do të jetë përgjegjëse për mundësinë e mospranimit nga palët e treta për ndryshimin e emrit. Ky mospranim do t’ju komunikohet menjëherë palëve përkatëse nga Agjensia  para  nisjes.
12. Detyrimet e pjesëmarrësit
Pjesëmarrësit duhet të pajisen me pasaporta personale ose dokumenta të tjera të vlefshme për të udhëtuar drejt vendit të destinuar, si dhe me çertifikatë shëndetësore nëse kërkohet. Për më tepër, turisti duhet të sillet me kulturë dhe të respektojë detyrat dhe rregullat e veçanta që i perkasin vendit të destinacionit, të gjitha informacionet e ofruara nga organizatori, si dhe rregulloret dhe dispozitat administrative dhe ligjore që i përkasin paketave turistike. Pjesëmarrësi do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmet që i shkaktohen organizatorit si pasojë e parregullsisë së përmbushjes së detyrimeve të lartpërmendura. Konsumatori duhet t’i paraqesë organizatorit të gjitha dokumentat, informacionet dhe elementët që i përkasin atij, të cilat mund te jenë të nevojshme për të ushtruar të drejten e vetëmbrojtjes ligjore ndaj paleve te treta, pergjegjes per demin. Organizatori quan përgjegjës konsumatorin për detyrimet në të drejtën e vetëmbrojtes. Në momentin e rezervimit, konsumatori do t’i komunikoj organizatorit , me shkrim detajet e nevojshme që mund të jenë pjesë e një marrëveshjeje të vecantë si p.sh.udhëzuesi i udhëtimit, me kusht që realizimi i tyre të jetë i mundur.
13. Klasifikimi i hotelit
• Klasifikimi zyrtar i strukturave të hotelit është i dhënë në katalog (në letër ose formë elektronike) ose me materialet e tjera informuese, bazuar në deklaratat zyrtare të autoriteteve kompetente të vendit në të cilin ofrohet shërbimi. Në mungesë të klasikimeve zyrtare të njohura nga Autoritetet Publike kompetente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilave i referohet shërbimi – me qëllimin për të vene në dukje në mënyrë të detajuar karakteristikat e cilësisë së akomodimit të hotelit të ofruar dhe për të bërë konsumatorin të vetëdijshëm për zgjedhjen e tij – ErlitTravel ka të drejtën të ofroj, në katalog ose fletëpalosje, vleresimet dhe cilësine sipas strukturave te saj.
14. Përgjegjësia
• Organizatori është pergjegjes për dëmet që i shkaktohen konsumatorit si pasojë e mosplotësimit të plotë ose të pjesshëm të shërbimeve të përshkruara në kontratë, edhe nëse këto ofrohen nga vetë kompania ose nga palë te treta, përvec se kur organizatori mund të provojë që ngjarja varet nga konsumatori (duke perfshirë iniciativat e ndërmarra nga ai vetë në mënyrë të pavarur, gjatë ekzekutimit të shërbimeve turistike) ose mbi ngjarjet që nuk lidhen me ofrimin e shërbimeve të përshkruara në kontratë, ngjarje të rastësishme, dukuri të mbinatyrshme, ose nga rrethana që organizatori vet nuk mund ti parashikoj ose zgjidh, mbi bazën e një parimi për kujdesin profesional. Në asnjë rrethanë, shitësi që bën prenotimin e paketës turistike nuk do t’i përgjigjet detyrimeve të organizatorit të udhëtimit. Gjithsesi, shitësi është përgjegjës vetëm për obligimet që vijnë prej aktiviteteve të tij si ndërmjetës, në përputhje me limitet e përgjegjësive të vendosura nga ligjet dhe konventat e lart përmendura. ErliTravel, është gjithashtu përgjegjëse për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave të konsumatorit, vetëm kur ato arrijnë në database dhe jo gjatë transmetimit të tyre.
15. Kufijtë e kompensimit
• Në asnjë rast, kompensimi i organizuesit nuk do të jete me i madh se kompensimi i dëmshpërblimit i percaktuar nga konventa ndërkombëtare, në lidhje me ngjarjet që ndodhen si pasojë e mosplotësimit të përgjegjësive. Në rast të ndryshimit të këtyre konventave ose formulimit të konventave të reja ndërkombetare në lidhje me objektivat e shërbimeve të paketave turistike, limiti i shpërblimit do të jetë në bazë të ligjit ne fuqi, në momentin kur ndodh ngjarja fatkeqe.
16. Ndihma e Detyruar
• Organizatori është i detyruar t’i ofrojë ndihmë konsumatorit, në bazë të parimeve të kujdesit profesional, vetëm në lidhje me detyrimet e veta, ose në bazë të kontratës ose rregullave ligjore. Organizatori dhe shitësi janë të liruar nga përgjegjësitë e tyre, kur ekzekutimi i pasuksesshëm ose i gabuar i kontratës varet nga konsumatori ose nga raste të paparashikuara dhe të paevitueshme të palëve të treta, ose nga nje akt i rastësishëm ose dukuri mbinatyrore.
17. Ankesa dhe akuza
• Cdo ekzekutim i pasuksesshëm i kontratës duhet të njoftohet nga konsumatori në atë moment që ndodh. Në këtë mënyrë, organizatori ose përfaqësuesi lokal mund të gjejë menjëherë një kompensim për të. Konsumatori mund të bëjë një ankesë duke i dërguar një letër të regjistruar, me faturë, organizatorit, brënda 10 ditë pune nga data e kthimit në vendin e nisjes. Nëse ankesa bëhet në vendin e ekzekutimit të shërbimeve turistike, organizuesi duhet të ndihmoj konsumatorin në mënyrë që të gjej një zgjidhje optimale. Në të njëjtën mënyrë, edhe nëse ankesa është raportuar në fund të shërbimit, organizatori duhet të ofrojë dhe të garantojë gjithsesi një përgjigje të arsyeshme ndaj kërkesës së konsumatorit.
18. Sigurimi
• Në rast se sigurimi nuk është i përfshirë në çmim, është e mundur para nisjes, dhe është e rekomanduar të bëhet sigurim shëndetësor të vecantë që mbulon shpenzimet që vijnë nga anullimi i paketave turistike, sëmundjeve, aksidenteve ose bagazhit te humbur.
19. Vendi i juridiksionit/ klauzola e arbitrazhit
Të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet dy palëve në lidhje me këtë Kontratë do të bëhen në Gjykatën e Rrethit Tirane.
 

KONTRATE

Per  rezerevim  hotelesh  dhe pushimesh

 

Agjensia e Udhetimit  Erlitravel me seli ne Tirane ,Adresa  Rruga  Hoxha Tahsin ,nr 217 , me

 Nipt  L12112006M e perfqesuar nga Lorent  Fezga   ne  cilesine e administratorit te Agjensise

Dhe 

Turisti / perfqesuesi i turistit 

Zoti/zonja ___________________________, me banim ne _________, dokument  

identifikimi _________Telefon______________,ne date ________________  rane dakort   per 

 kontraten e meposhtme :

 

1.OBJEKTI  I  KONTRATES

Shitja nga ana e Agjensise se  paketes se sherbimeve   turistike (rezervim hoteli,rezervim pushimesh  , 

udhetime turistike   eskursione  etj   te  cilesuar  ne kete kontrate )

 

2. Cmimi 

Cmimi i kontrates  eshte  _____________________  dhe perfshin   koston e sherbimeve   turistike

Rezervim  Hoteli   si me poshte :

 

Emri i Klientit :

Emri i Hotelit :

Data e hyrjes ne Hotel :

Data e daljes nga Hoteli :

Numri i Dhomave:

Tipi i Dhomave :

Baza e Ushqimit :

Menyra e transportit :

 

Te drejtat dhe detyrimet e Agjensise:

Ne  Paketat e pushimeve ,rezervime Hotelesh   Agjensia Erlitravel  vepron vetem si ndermjetes 

( midis  klientit  dhe Tour operatoreve turistik Shqiptar  ) qe ben te  mundur  rezervimin e  sherbimit te 

kerkuar  dhe pagesen e ketij  sherbimi .

 

Agjensia  eshte e detyruar te  respektoj  marveshjen e cmimeve   me  turistin dhe te  mos  bej asnje 

ndryshim  ne  cmimet e sherbimeve te ofruara pas  firmosjes se kesaj kontrate .

 

Agjensia  eshte e detyruar te  permbush me perpikmeri  sherbimet  e deklaruara   ne kete  kontrate .

Nese  nuk  permbushen   keto  sherbime sipas kesaj kontrate  ajo eshte e detyruar ti  ofroje  klientit  

 nje  sherbim  tjeter  te te njejtit nivel   apo me te  larte  dhe nese  klienti  nuk pranon atehere  ajo 

 detyrohet  te ribursoj klientin  pagesen e kryer prej tij .

 

Agjensia  nuk  mban pergjegjesi per  mos permbushjen e sherbimeve qe  vjen  si pasoj e   paleve te 

treta  si anullim  fluturimesh , greva  ,  demostrata apo  forcave   madhore  te  natyres , si  termete , 

permbytje etje   apo  shkaqeve te tjera pertej kontrollit te drejtperdrejte te saj . 

 

Erlitravel  nuk mban asnje pergjegjesi  per  cdo  shpenzim shtese , anullimet apo  vonesat e kompanive 

ajrore , ndryshimet e itenerait apo  veprimeve te tjera   te  cdo  autoriteti    te  cilat  ndikojne  direkt

apo  indirekt ne  kete  kontrate .

 

3. Koha dhe menyra e Pageses 

Sherbimi i ofruar  quhet i konfirmuar nga Agjensia  vetem pas firmosjes se kesaj kontrate   dhe pageses 

sipas kushteve te meposhtme :

50%  e  shumes  totale te sherbimit  paguhet ne momnetin e konfirmimit te kontrates .

50% e  shumes se mbetur  paguhet   deri  25  dite  para  dites se nisjes.

Nese kontrata  nenshkruhet    ne me pak se 25  dite  para  nisjes  atehert  detyrimi  paguhet 100%.

Nese  Klienti  nuk  respekton  afatet e pageses  atehere  agjensia ka te drejte te  anuloje    sherbimin

 e rene dakort  sipas  marveshjes..

 

4. PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT


• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se llimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

 

Klienti  ka te drejte  ti kaloje sherbimin  e tij nje personi tjeter .Ne kete rast  duhet te lajmeroje  agjensine  minimumi  7  dite  para dates se nisjes  dhe te mare persiper kostot  qe mund te lindin nga keto  ndryshime .

 

5. Ankesat

 

Ne rastin kur  klienti eshte i pakenaqur  nga  sherbimi   qe i eshte  ofruar ne nga  hoteli  ai  duhet te paraqese  ankesen e tij  ne kete  hotel   dhe ti trajtoje  ato me   subjktin ofertus te  sherbimit (hoteli , restoranti  etje)  duke   justifikuar  arsyet e pakenaqesise se tij .Ne rast  se klienti nuk  harin te  zgjidhe kerkesat e tij  me  subjektin ofertus te sherbimit te mare   atehere  ai  dueht te dergoje  ankesen me shkrim prane agjensise  e  cila  nga ana e vet ka per detyre te   trajtoje kete  ankese  dhe ti ktheje  pergjigje  klientit    jo me shume se  dy  dite  pune pas marjes se djenise.

                   KLIENTI                                                                      ERLITRAVEL