Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Quattro Beach Spa & Resort 5* - Alanya

Dhomë Standarte 2 FEMIJE FALAS (Max: 2 Rritur + 2 Fëmijë)

ALANYA

Hoteli Quattro Beach and Resort - 5 yje, ndodhet në zonën e quajtur Konakli të Alanias, në breg të detit, 12 km larg qytetit të Alanias dhe 110 km larg Aeroportit të Antalias. Numri total i dhomave është 400 ndër të cilat 309 janë dhoma standarte, 84 dhoma familjare dhe 3 dhoma për njerëzit me aftesi të kufizuar.

 

Në të gjitha dhomat do të gjeni:

- Ajër të kondicionuar

- Telefon me linjë direkte

- Minibar (pije freskuese mireseardhje dhe uje) 

- TV satelitor

- Ballkon

- Tharëse Flokësh

- Kasafortë

- WiFi

 

Në brendësi të kompleksit:

- Restorant Kryesor Bufe dhe 3 Restorante A La Carte (Ala Turka - Turk, Quattro Italiana - Italian dhe China Alanya - Lindje e Larget)

- Disa Bar-e ne kompleks

- Pishinë të brendshme dhe të jashtme për të rritur dhe fëmijë me rrëshkitëse

- Sauna, Banjo Turke dhe qëndër shëndeti

- Volejboll, Basketboll, Ping Pong, Tenis, Biliardo, Internet Center, Dado, Makina me Qira, Doktor, Qendër fitnesi, etj.

Më Shume Detaje: Në Paketën "All Inclusive" përfshihet:

- Mëngjes, Mëngjes i vonuar, Drekë, Mbasdite, Darkë dhe Darkë e vonuar.

- Pijet alkolike dhe jo-alkolike vendase janë pa pagesë nga 10.00 - 24.00

- 1 herë rezervim për qëndrim tek një nga Restorantet A La Carte

.

Quattro Beach alanya
.