Erlitravel - Agjenci Udhetimi e Turizmi  

Paris - Mynih - Milano   - Udhetim me Autobus , 7  dite  349  €

paris france  udhetim ne grup
Paris  framnce FR  autobus
mynih  gjermani udhetim grup
paris feste grup erlitravel
milano duomo pakete turistike  erli
milano udhetim autobus erlitravel
paris feste udhetim erlitravel autobus
mynih gjermani erlitravel autobus turistik
Zagreb - Mynih - Paris- Milano

29 Tetor - 04 Nentor

Dita e Parë

Nisja në orën 01:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdimi i udhetimit për në Zagreb. Gjatë pasdites mbërritje në Zagreb. Guidë e shkurtër e Zagrebit. Sistemimi në Hotel.


Dita e Dytë

Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët për në Ljubljanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubljanë për rreth 2 orë, ku vizitohet Kryeqyteti Slloven me monumentet historike të tij: Sheshi Presheren, kisha katolike e Anunciatës, Teatri i Operas, Parlamenti Slloven dhe Sheshi i Republikes, Katedralja e Shen Nikolles. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Mbërritja në Salzburg. Vizitë e shkurtër për 1h 30' në Salzburg ku do të shikohen: shtëpia ku është lindur dhe rritur kompozitori i famshëm austriak Mozart, Opera e qytetit të Salzburgut, Teatri i Marionetave, kalimi mbi lumin Salsa me pamjen nga keshtjella e Hohensalzburgut. Nisja për në Mynih. Mbërritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.


Dita e Tretë

Mëngjesi në Hotel. Gjatë paradites, vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: shtëpia e birres ose Hofbrauhausi i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz ku ndodhet bashkia e qytetit, Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë. Nisja në oren 12:30 nga Mynih me autobus për në Paris. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbërritja në Paris. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Conocorde, Assamble Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Shëtitje në Bulevardin e famshëm të Champs Elysées dhe mundësi për shopping, si dhe vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel.


Dita e Pestë

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame, Tour Eiffel. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Frances. Pasdite vonë, Nisja për në Bourg en Bresse. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Gjashtë

Mëngjesi në Hotel. Nisja Bourg en Bresse për në Gjenevë, në Zvicër. Shëtitje panoramike, ku vizitohen: Muzeu Arianne, Pallatin e ish Lidhjes së Kombeve, si dhe liqenin e Gjeneves. Vazhdon udhëtimi  për në Milano ku vizitohen: Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Pas vizitës, Vazhdon udhëtimi për në Trieste. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.


Dita e Shtatë

Mëngjesi në Hotel. Nisja herët në mengjes nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës për të pushuar. Mbërritja në Tiranë.


Me Shume Detaje:
Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe 349 Euro

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë - Zagreb - Mynih - Paris - Milano - Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 3Fjetje 2 netë në Paris, 1 natë në Bourg en Bresse, 1 natë në Zagreb, 1 natë në Mynih dhe 1 natë në Trieste.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Lundrimi me Anije.
.
.
Paris - Mynih - Milano
 
 
Çmimet e dhomave
 Paris
nga 29/10/2017 në 04/11/2017
 Tarifa
 Hotel 3* Dhomë Standart  (Max: 3 Rritur)    
.
 € 349.00 
 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe
.
 
.
Paris
.

PENALTI NE RASTET E ANULLIMIT TE REZERVIMIT
• Anullimi deri ne 30 dite kalendarike para nisjes nuk ka penale
• Anullimi 29 dite deri 25 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 20% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 24 dite deri 15 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 50% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 14 dite deri 7 dite kalendarike para dates se anullimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 75% te vleres totale te Paketes.
• Anullimi 7 dite  kalendarike para dates se flimit te Paketes turistike i jep te drejten Kompanise te mbaje 100% te vleres totale te Paketes.

Regullore+ Kontrate

.